Në këtë takim, ministrja Haxhiu e njoftoi Sekretarin z. Strasser për objektivat dhe prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, duke theksuar këtu reformën në Drejtësi, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje, fuqizimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare si dhe fuqizimin e Profesioneve të Lira.
Ministrja Haxhiu falënderoi Federatën Gjermane për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e Sundimit të Ligjit në Republikën e Kosovës.
“ Në jemi falënderues për mbështetja e Programit Eukojust dhe Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ ) me aktivitetet dhe ekspertizat që kanë ofruar në hartimin e akteve normative qofshin të projektligjeve apo akteve nënligjore të ndryshme; hartimin e Koncept Dokumenteve; hartimin e Planit Zhvillimor Strategjik të Ministrisë së Drejtësisë, dhe përgatitjen e dokumenteve të ndryshme të politikave të cilat do shërbejnë për rishikimin e Planit të veprimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit”, deklaroi ministrja Haxhiu.
Ndërsa Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Drejtësisë së Federatës Gjermane, z. Strasser, falënderoi institucionet e Republikës së Kosovës për bashkëpunimin ndërinstitucional në fushat e sundimit të ligjit.
Sipas tij ishte më e lehtë mbështetja për projektet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit duke parë bashkëpunimin e mirë me institucionet e Republikës së Kosovës.
Bashkëpunimi do të vazhdojë tutje ndermjet të dyja vendeve, deklaruan tutje të dyja palet