Skip to content
Kodi i Procedurës Civile drejt finalizimit

Kodi i Procedurës Civile drejt finalizimit

Prishtinë, 12/06/2024

Para të pranishmëve, zëvendësministri Sallahu tha se me përfundimin e hartimit të Kodit të Procedurës Civile po plotësohet mozaiku i normimit të fushës civile në njëren anë, ndërsa në anën tjetër, do të lehtësohet procesi i ekzekutimit të dispozitave materiale permes dispozitave procedurale.

Zëvendësministri Sallahu tha se një plotësimi i këtyre nomrave ka si qëllim shërbimin e qytetarëve me drejtësi civile përmes rritjes së efikasiteti dhe efiktivietetit në zgjidhjen e rasteve me karakter civil.

Tutje Sallahu tha se tashmë janë dy Kode, ai Civil dhe tashmë Kodi i Procedurës Civile për të cilat Ministria e Drejtësisë është e interesuar t'i fus në fuqi në të njëjtën ditë.

Në fund, zëvendësministri Sallahu falënderoi për punën e Përbashkët Këshillin Gjyqësor të Kosovës, gjyqtarët, EUKOJUST, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe ekspertët për punën e palodhshme në hartimin, specifikimin, qartësimin dhe ndryshimin e ligjeve aktuale të transferuaruara në një Kod të ri, i cili do jetë kushtetutë e sjelljes, krijimit dhe e realizimit të të drejtave dhe obligimeve për palët në proces gjyqësor.

Foto Galeria

Skip to content