Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministrja Haxhiu mori pjesë në publikimin e Raportit të OSBE-së mbi reagimin e gjyqësorit ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit

Ministrja Haxhiu mori pjesë në publikimin e Raportit të OSBE-së mbi reagimin e gjyqësorit ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit

Prishtinë, 05/06/2024

Para të pranishmëve, ministrja Haxhiu tha se objektivë kryesore e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë ka qenë gjithashtu lufta e pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar përmes reformave në sistemin e drejtësisë.

“Ministria e Drejtësisë po shënon të arritura konkrete edhe në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në këtë drejtim, ne kemi kompletuar dhe miratuar paketën ligjore Kundër-korrupsion, kemi miratuar Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë, por gjithashtu, kemi miratuar Rregulloren për Sinjalizim dhe jemi në rrugën e duhur për funksionalizimin e task-forcës Anti-korrupsion dhe ekipit të përbashkët të hetimeve për hetimin dhe ndjekjen e veprave penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit me përbërje të ekspertëve nga institucionet tjera shtetërore”, tha ministrja Haxhiu.

Tutje ministrja Haxhiu tha se janë zbatuar 85 për qind e aktiviteteve të Strategjisë për Sundimin e Ligjit dhe brenda mandatit synohet t’i afrohemi mesatares evropiane për luftimin kundër korrupsionit.

Ministrja Haxhiu foli edhe për Deklaratën e Përbashkët në mes të institucioneve të drejtësisë për çka tha se kanë pasur mospajtime për Reformë por që u bëri thirrje edhe njëherë KGjK-së dhe KPK-së për bashkëpunim dhe zbatim të zotimeve të përbashkëta në realizimin e reformës.

Krejt në fund ministrja Haxhiu përmendi gjithashtu rëndësinë e trajtimit me kohë të lëndëve në gjykata, përfshirë mbi 200 dosjet e dorëzuara nga Qeveria në prokurori për dyshimet të veprave të tilla penale.

Ministrja Haxhiu falënderoi misionin e OSBE-së për Raportin, duke theksuar se rekomandimet e dala do të jenë në fokusin e Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Foto Galeria