
“Është përkushtim i yni dhe i qeverisë që fëmijët pa kujdes prindëror të marrin shërbimet dhe kujdesin e nevojshëm. Përveç ngritjes së pagesës për këtë kategori të fëmijëve, me Ligjin e ri për Shërbime Sociale dhe Familjare, ne kemi fuqizuar konceptin e strehimit familjarë duke e njohur familjen strehuese si ofrues të shërbimeve” tha ministrja Haxhiu gjatë vizitës së saj në familjen strehuese Gashi nē Shtime.
Ndërsa kryetari i Komunës së Shtimes, duke falenderuar familjet strehuese për punën dhe angazhimin e tyre, shprehu gadishmërinë e tij që bashkë me familjet strehuese të shohin mundësitë ligjore për të mbështetur strehimin familjar si koncepti më i mirë për mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindëror.
Ministria Haxhiu gjithashtu falenderoj edhe organizatën OFAP për angazhimin e përbashkët në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare.