Skip to content
Zëvendësministri Qorrolli mori pjesë në punëtorinë ku u prezantua platforma digjitale “ Sistemi i Menaxhimit të Përmbarimit (EMS)”

Zëvendësministri Qorrolli mori pjesë në punëtorinë ku u prezantua platforma digjitale “ Sistemi i Menaxhimit të Përmbarimit (EMS)”

Prishtinë, 30/05/2024

Në këtë punëtori, ku është prezantuar platforma digjitale EMS, për menaxhimin e lëndëve përmbarimore, mori pjesë edhe Lendita Kastrati, Drejtore Ekzekutive, Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7, Qemajl Marmullakaj, Zëvendës Drejtor, Programi i USAID -Drejtësia Komerciale si dhe gra ndërmarrëse të vendit.

Para të pranishmëve, zëvendësministri Qorrolli tha se kjo platformë digjitale është një hap përpara në avancimin e transparencës, efikasitetit dhe të modernizimit të menaxhimit të rasteve përmbarimore.

Tutje zëvendësministri Qorrolli tha se për ta mundësuar zbatimin e kësaj platforme, Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm duke krijuar bazën ligjore përmes ndryshimeve ligjore të nevojshme si dhe duke nxjerr udhëzues për përdorimin e këtij sistemi për përdoruesit e EMS-it.

Në fund, zëvendësministri Qorolli tha se Sistemi i Menaxhimit të Përmbarimit (EMS) nuk është vetëm një aplikacion digjital, por është rezultat i një pune të vazhdueshme dhe të përkushtuar për të siguruar qasje të drejtë dhe efikase në drejtësi për të gjithë qytetarët dhe bizneset, duke përfshirë sidomos dhe gratë në fushën e drejtësisë komerciale për çka falënderoi programin e USAID për kontributin e dhënë për realizimin e kësaj platforme.

Skip to content