Skip to content
Miratohet marrëveshja Kosovë – BE për programin Drejtësia

Miratohet marrëveshja Kosovë – BE për programin Drejtësia

Prishtinë, 16/05/2024

Kjo marrëveshje është e rëndësishme pasi që me pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në këtë program do të ofrohet mundësia që vendi të përfitojë nga projektet në kuadër të Programit të BE-së.

Tri prioritetet e këtij programi janë të fokusuara në avancimin e bashkëpunimit gjyqësor në çështjet civile dhe penale, pastaj do bëhet trajnimi i gjyqtarëve dhe praktikuesit tjerë ligjor dhe të avancohet qasjen efektive në drejtësi për qytetarët dhe bizneset duke përfshirë të drejtat e viktimave të krimit dhe të drejtat procedurale në procedimet penale.

Pra, nëpërmjet pjesëmarrjen në këtë Program synohet të arrihet dhe të forcohet demokracia, sundim i ligjit dhe të drejtat themelore dhe po ashtu do të jetë i hapur për institutet akademike e kërkimore dhe organizatat e shoqërisë civile që kontribuojnë në zhvillimin e një zone evropiane të drejtësisë.

Skip to content