
Në Punëtorinë për hartimin dhe finalizimin e Kodit të Procedurës Civile, ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu i cili tha se Republika e Kosovës po i afrohet kohës nga kur për herë të parë në historinë e saj shtetërore dhe juridike do të bëhet me Kod të Procedurës Civile, krahas Kodit Civil.
“ Kodi i Procedurës Civile është themel i rregullave procedurale civile që do të rregullojë mënyrën e zhvillimit të procedurave nga e drejta civile në vendin tonë dhe, përmes këtij projekti, synimi ynë është që të sigurojmë një procedurë më efikase, të drejtë dhe të besueshme për të gjithë qytetarët dhe subjektet tjera të së drejtës në vendin tone”, tha zëvendësministri Sallahu.
Zëvendësministri Sallahu tregoi se për identifikimin e sfidave dhe mangësive të rregullimit aktual të procedurës civile në vendin tonë, janë marrë parasysh përvojën dhe praktikat më të mira ndërkombëtare për çka falënderoi akterët vendor dhe ndërkombëtar për mbështetje në këtë proces.