Skip to content
Finalizohet procesi për rregullimin e dokumentacionit sipas kërkesave të qytetarëve të Kosovës të zhvendosur në Maqedoninë e Veriut

Finalizohet procesi për rregullimin e dokumentacionit sipas kërkesave të qytetarëve të Kosovës të zhvendosur në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë, 10/05/2024

Kjo është faza e dytë dytë pas procesit të njëjtë që është zhvilluar në muajin janar 2024, ku ka pasur kërkesa nga 17 persona të zhvendosur nga Kosova në Maqedoninë e Veriut për rregullimin e dokumentacionit të tyre.

Në këtë takim, ka marrë pjesë zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, konsulli nga Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Xhevat Podvorica, drejtori i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Blerim Camaj, drejtoresha e Misionit të OSBE-së në Departamentin e të Drejtave të Njeriut dhe Komuniteteve në Kosovë, Kavya Rajan, përfaqësuesja nga UNCHR, drejtori i Departamentit të Evidencës Penale, Blerim Batatina dhe zyrtarë tjerë institucional.

Në fjalën e tij zëvendësministri Qorrolli tha se sot me pranimin e këtyre kërkesave të qytetarëve të Kosovës të zhvendosur në Maqedoninë e Veriut po përmbyllet një kapitull i cili ishte një zotim i përbashkët me ambasadorin e OSBE-së, Michael Davenport.

Tutje zëvendësministri Qorrolli tha se ky proces është zhvilluar në koordinim me institucionet e Kosovë, misionet vendore dhe ndërkombëtare për çka falënderoj të gjithë akterët për koordinim dhe bashkëpunim si dhe bëri të ditur se shumë shpejtë do të zhvillohet një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut lidhur me personat e zhvendosur nga Kosova për të parë nga afër këtë kategori në kuadër të bashkëpunimit ndër shtetëror.

Foto Galeria

Skip to content