Skip to content
Në mbledhjen e Qeverisë, ministrja Haxhiu paraqiti rekomandimet e dala nga Grupi Ndërministror për luftimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore

Në mbledhjen e Qeverisë, ministrja Haxhiu paraqiti rekomandimet e dala nga Grupi Ndërministror për luftimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore

Prishtinë, 18/04/2024

Ministrja Haxhiu ka numëruar rekomandime që dalin nga takimet me krerët e institucioneve të drejtësisë dhe me Grupin Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, që sipas saj janë hapa të domosdoshëm për të ndërtuar një shoqëri më të fortë dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët e Kosovës në luftim kundër dhunës me bazë gjinore.

Duke vlerësuar bashkëpunimin ndër-institucional, Ministrja tha se jemi të bindur se bashkëpunimi i ngushtë dhe veprimet e koordinuara mes institucioneve dhe qytetarëve, janë të domosdoshme për të krijuar një shoqëri të drejtë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës, ku të drejtat dhe siguria e çdo individi janë të garantuara dhe respektohen në mënyrë të barabartë.

Skip to content