Skip to content
Ministrja Haxhiu mori pjesë në tryezën “Rëndësia e grave në pozita vendim-marrëse dhe roli i mekanizmave të brendshëm për çështje gjinore”

Ministrja Haxhiu mori pjesë në tryezën “Rëndësia e grave në pozita vendim-marrëse dhe roli i mekanizmave të brendshëm për çështje gjinore”

Prishtinë, 30/01/2024

Në këtë aktivitet ministrja Haxhiu u shpreh se vetëdijesimi i qytetarëve, veçmas grave dhe vajzave ndërmarrëse, lidhur me rolin e Ndërmjetësimit është një nga objektivat e Ministrisë së Drejtësisë në këtë periudhë.

Ministrja Haxhiu theksoi se shoqëria kosovare është në fazën e ndryshimeve pozitive shoqërore, duke vënë në pah zhvillimin ekonomik në vendin tonë, shtimin e marrëdhënieve juridike, të cilat karakterizohen edhe me rritjen e numrit të kontesteve.

“Si Ministre e Drejtësisë jam e përkushtuar të punojmë në përmirësimin e qasjes në drejtësi për qytetarët dhe bizneset e Kosovës, por sidomos për grate” vijoi ministrja Haxhiu.

Ministria e Drejtësisë fton qytetarët dhe bizneset që kontestet e tyre t’i zgjidhin në procedurë të ndërmjetësimit në të gjitha rastet kur kjo është e mundur.

Foto Galeria

Skip to content