Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, zëvendësministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, diskutuan për këtë ngjarje dhe fenomenin e dhunës në familje.
Për gjatë kampanjës "16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore" u organizua edhe kjo ekspozitë e cila do të qëndrojë deri më 1 dhjetor, në Qendrën për Praktikë Narrative, (ish-biblioteka e qytetit "Hivzi Sulejmani"), në Prishtinë.