Skip to content
Diskutohet zbatimi i Planit Zhvillimor Strategjik 2023-2025

Diskutohet zbatimi i Planit Zhvillimor Strategjik 2023-2025

Prishtinë, 19/10/2023

Ministrja Haxhiu ka falënderuar drejtorët e departamenteve dhe shefat e agjencive përkatëse, për rezultatet e arritura deri më tani në zbatim të Strategjisë, duke kërkuar njëherit edhe përkushtim më të shtuar në zbatimin e plotë të saj.

Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu tha se “Reforma në drejtësi mund të ketë sukses vetëm nëse kemi një Ministri të fortë, me staf profesional, agjenci ekzekutive dhe efikase, me zbatim të proceseve dhe shërbime të digjitalizuara, e në të njëjtën kohë transparencë të plotë ndaj publikut. Me këtë synim edhe e kam miratuar Planin Zhvillimor Strategjik në fund të vitit të kaluar. Me këtë synim edhe e kemi finalizuar Rregulloren e re të organizimit të brendshëm të Ministrisë, e cila pritet të nënshkruhet së shpejti nga Kryeministri dhe të hyj në fuqi e ku do të krijohen njësi të reja në përputhje me këto objektiva. Me këtë synim edhe do t’i finalizojmë Rregulloret tjera të brendshme të planifikuara të Agjencisve”.

Tutje, ministrja Haxhiu kërkoi përkushtimin e të gjitha njësive përkatëse të MD-së për realizimin dhe përmbushjen e aktiviteteve të PZhS-së.

Punëtoria e cila do të vazhdoj edhe ditën e dytë, mbështetet nga Projekti i financuar nga BE për sektorin e Drejtësisë në Kosovë, EUKOJUST.

Foto Galeria

Skip to content