Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Haxhiu: Gratë e Kosovës luajtën rol aktiv në çlirimin e vendit gjatë viteve ’80-ta

Haxhiu: Gratë e Kosovës luajtën rol aktiv në çlirimin e vendit gjatë viteve ’80-ta

Prishtinë, 05/05/2023

Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu tha se periudha e viteve ‘80-ta, është etapa kur populli shqiptar i Kosovës përjetoi një ngritje masive në rezistencë, në angazhimin direkt për çlirim përmes lëvizjeve të mëdha popullore dhe arsimimit të vazhdueshëm drejt të gjitha katedrave universitare të asaj kohe.

Ministrja Haxhiu tha se gjatë kësaj periudhe, gratë në Kosovës morën një rol aktiv dhe u bashkuan krahas burrave për të njëjtin qëllim, e që ishte çlirimi i vendit nga regjimi i Jugosllavisë së atëhershme.

“ Pra, është periudha ku gratë marrin një rol aktiv jo vetëm për jetën e tyre, por bartin mbi supe krahas burrave një përgjegjësi për orientimin publik politik të çështjes kombëtare, një kundërpërgjigje ndaj shtypjes së dhunshme dhe padrejtësive të panumërta”, tha ministrja Haxhiu.

Tutje, ministrja Haxhiu ri-kujtoi edhe shtypjen dhe regjimin e Serbisë ndaj popullit shqiptar përmes dëbimit të mijëra punëtorëve nga vendet e punës, largimin e studentëve nga hapësirat e tyre universitare, burgosjen e veprimtarëve politike nga të cilat kishte edhe gra nga vende dhe rajone të ndryshme të Kosovës.

“Ato gra, kanë qenë pjesë e lëvizjeve popullore që kërkonin liri dhe pavarësi, të predispozuar për të garantuar një shoqëri të drejtë. Ato kanë luftuar kundër pushtuesit duke u rreshtuar edhe në luftën çlirimtare të armatosur dhe janë angazhuar aktivisht edhe në afirmimin ndërkombëtarë të kauzës”, tha ministrja Haxhiu.

Ministrja Haxhiu tha se edhe përkundër këtyre sfidave që janë përcjellë me vite të tëra, gratë në Kosovë nuk u ndalën asnjëherë në arsimimin e tyre për të rezultuar çdo herë e më shumë prezencë dhe ndikim direkt në të gjitha sferat e shoqërisë, dhe sot duke qenë protagoniste në vendimmarrje dhe orientime politike.

Foto Galeria