Në këtë takim u diskutua për reformat në drejtësi me fokus të veçantë për reformën në Këshillin Prokurorial.
Ministrja Haxhiu ritheksoi zotimin e Ministrisë së Drejtësisë për vazhdimin dhe finalizimin e reformës në KPK tash pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e organizatave të Shoqërisë Civile shprehën gatishmërinë dhe përkushtimin e tyre për mbështetjen e kësaj reformë të domosdoshme në sistemin e drejtësisë.
Tutje mes tjerash, në këtë takim u diskutua për modalitetet në raport me përbërjen e KPK-së, përfaqësimin dhe balancimin.