Ministrja Haxhiu takoi shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin diskutuan për angazhimin në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin në nivelin e lartë, sundimin e ligjit, dhe angazhimin institucional në kuadër të ngritjes dhe fuqizimit të pozitës së gruas, funksionalizimin e mekanizmave kundër dhunës, etj.
Gjatë diskutimit vëmendje iu kushtua edhe shërbimeve korrektuese në Kosovë, ku u diskutua për kapacitetet, menaxhimin, trajtimin e të burgosurve dhe çështje të tjera me rëndësi.
Bashkëpunimi i EULEX-it me institucionet i Kosovës është i rëndësishëm dhe si i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.