Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministria e Drejtësisë ka bërë bashkëhapjen e Forumit të Katër të Përvjetëm Rajonal

Ministria e Drejtësisë ka bërë bashkëhapjen e Forumit të Katër të Përvjetëm Rajonal

Prishtinë, 29/11/2022

Ministrja Haxhiu në fjalën e saj hapëse tha se ky forum duhet të sjell veprime dhe synime të përbashkëta për adresimin e një fenomeni të rrezikshëm për shoqëritë tona e që është dhuna ndaj vajzave dhe grave, qoftë ajo psikike, seksuale, materiale apo fizike.

Ministrja Haxhiu tha se institucionet duhet të bashkohen derisa të ndërtojmë vende ku respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut deri sa të ketë barazi strukturore e mos- diskriminim në baza gjinore.

“Nuk mund të ndalemi deri sa të respektohet jeta dhe dinjiteti i vajzave dhe grave. Dhuna ndaj grave dhe vajzave ende mbetet e pa-raportuar sa duhet dhe në disa raste kemi institucionet përgjegjëse që nuk kanë kryer obligimet e tyre për të mbrojtur viktimën. Prandaj të gjitha njëzëri duhet të thërrasim që policia, prokuroria e gjykatat ta kryejnë punën e tyre. Vetëm kështu i mbrojmë viktimat dhe vetëm kështu mund të ulen rastet e dhunës ndaj grave”, tha ministrja Haxhiu.

Ministrja Haxhiu tha se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm drejt luftimit të dhunës ndaj grave dhe vajzave, veçanërisht në kornizën e saj ligjore duke përmendur këtu edhe rolin e Programit rajonal të OKB-së (EVAW) në përfshirjen e Konventës së Stambollit në Kushtetutën e Republikës së Kosovës si dhe në finalizimin e Strategjisë së re katërvjeçare për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave, dhe Protokolli Shtetëror për Trajtimin e Rasteve të Dhunës Seksuale të cilin do të lansohen në ditët në vijim.

“Ndërsa shënojmë “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, si Ministri e Drejtësisë ne kemi nisur partneritete të reja dhe kemi forcuar ato shumë-sektoriale, për të arritur edhe tek komunitetet më të izoluara, duke bërë thirrje për t'i dhënë fund dhunës në baza gjinore”.

Foto Galeria