
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
AS EDHE NJË MË SHUMË, po fillon fushata globale "16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka prezantuar agjendën e fillimit të fushatës globale "16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës në Bazë Gjinore", e cila fushatë organizohet për herë të parë nën drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe që mbanë thirrjen zyrtare “AS EDHE NJË MË SHUMË”.
“Dhuna ndaj grave dhe vajzave po ndodhë çdo ditë në hapësira të ndryshme, dhe ky fenomen ka shënuar rritje, Ministria e Drejtësisë, konsideron se sensibilizimi i qytetarëve, ndërgjegjësimi dhe thirrjet për raportim janë obligim institucional. Dhuna nuk është çështje private dhe raportimi është hapi i parë për adresim. Andaj, për këto arsye Ministria e Drejtësisë, për herë të parë ka marrë rolin drejtues dhe koordinues të kësaj fushate në Kosovë", tha ministrja Haxhiu në konferencë për media.
Këtë vit, fushata ‘16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës në Bazë Gjinore’, do të hapet në Bibliotekën Kombëtare me një ceremoni që i dedikohet viktimave. Prej nesër, për 16 ditët në vijim do të organizohen rreth 200 aktivitete të cilat shtrihen në gjithë Kosovën dhe kanë tragete të ndryshme shoqërore. Për 16 ditë, do të organizohen tryeza, diskutime, vizita në qytete e fshatra, takime në institucione e komuna, tubime me vajza e gra, vizita në shkolla, klube të sporteve, shoqata e biznese.
Gjatë kësaj konference, Ministrja Haxhiu shpalosi edhe punën e bërë në adresimin e dhunës në familje duke theksuar se në këtë drejtim është hartuar dhe miratuar Strategjia Nacionale Kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore, janë proceduar ndryshimet në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, është miratuar Protokoli Shtetëror për Trajtimin e rasteve të dhunës, janë miratuar dy projektligje të rëndësishme sa i përket viktimave si Ligji për Ndihmë Juridike Falas dhe Ligji për Kompensim të Viktimave të Krimit si dhe është përfunduar edhe Kurrikula për trajtimin e dhunuesve e cila do të lansohet për gjatë fushatës së aktivizmit.