Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Është aprovuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit  Penal të Republikës së Kosovës.

Është aprovuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prishtinë, 12/10/2022

Në paraqitjen e ekspozesë, ministrja Haxhiu tha se Ministria e Drejtësisë ka ndërmarr hapat e nevojshëm për ri-shikimin e masave ndëshkuese për kryerësit e veprave penale të dhunimit, dhunës seksuale dhe dhunës në familje për shkak se po konsiderohet se aq sa janë të ndëshkueshme me Kodin aktual nuk janë të mjaftueshme.
Ministrja Haxhiu tregoi që përmes Projektligjit për Plotësimin dhe Ndryshimin e Kodit Penal është paraparë të shtohen si dënim plotësues :
 – ndalimin e të drejtës së kandidimit  në çdo pozitë publike nga  tre  deri në dhjetë vjet, personit i cili shpallet fajtor për veprën penale të dhunimit dhe dhunës në familje; ndalimin e punësimin në sektorin publik në të gjitha nivelet, personit i cili  shpallet  fajtor për veprën penale të dhunimit.
-ndalimi i blerjes në ankande të shitjes së pronave publike, aseteve publike apo licencave që jepen nga një autoritet publik në çfarëdo shërbimi nga tre (3) deri në dhjetë (10) vjet;
– ndalimi i aplikimit si investitor strategjik dhe çdo formë tjetër e përfitimit nga privilegjet që jepen nga legjislacioni në fuqi nga tre deri në dhjetë vjet; 
-ndalimin e të drejtës në përfitimin e patentë shoferit dhe të drejtën në drejtimin e automjetit në çdo lloj të kategorisë, nga një (1) deri në pesë (5) vjet, personit që është shpallur fajtor për veprën penale të dhunimit.
Ministrja Haxhiu tha se me këtë plotësim /ndryshim është paraparë që në rastet kur kemi të bëjmë më veprën penale të dhunimit, sulmit seksual dhe dhunës në familje kufijtë e zbutjes së dënimeve nuk do të zbatohen.
Tutje ministrja Haxhiu tha se me plotësim/ndryshimin e këtij Projektligji janë paraparë edhe disa vepra të reja si: ndëshkimi penal për këdo që me qëllim të frikësimit ose detyrimit për të vepruar kundër vullnetit të tyre, me dashje ushtron dhunë fizike, psikologjike, seksuale, ekonomike, në formë të drejtpërdrejtë apo indirekte, ndaj grave që ushtrojnë funksione publike ose kandidate për ushtrimin e funksioneve publike, ku dënohet me gjobë dhe me burgim nga gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet ndërsa nëse vepra penale kryhet në formë të organizuar cilësohet si rrethanë rënduese.
Sipas ministres Haxhiu, po ashtu është paraparë si vepër e re penale testimi i virgjërisë, kjo vepër e re sanksionohet sepse konsiderohet se ky është test mjekësor i panevojshëm përmes së cilit shkelen të drejtat themelore njeriut. 
Po ashtu në plotësim/ndryshim të këtij Projektligji sipas ministres Haxhiu  parashihet edhe mundësia që Gjykata urdhëron publikimin e aktgjykimit për personin që është shpallur fajtor për veprën penale të dhunimit, sulmit seksual si dhe dhunës në familje, si dhe mundësinë që Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbanë dhe publikon regjistrin e këtyre personave, regjistër ky i cili është i qasshëm për publikun, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi.