Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Sot u mbajt takimi i Komitetit Drejtues të Strategjisë për Sundimin e Ligjit

Sot u mbajt takimi i Komitetit Drejtues të Strategjisë për Sundimin e Ligjit

Prishtinë, 27/07/2022

“Në Programin e Qeverisë tonë dhe me miratimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit vitin e kaluar, ne kemi theksuar në mënyrë të qartë vizionin tonë, e ai është ‘kthimi i besimit të qytetarëve në drejtësi’, andaj jam e entuziazmuar që pas një pune dhe koordinimi nga të gjitha institucionet, në nivelin që ka qenë i mundshëm dhe me kapacitetet të cilat hasin ndonjëherë në limite të caktuara, ky synim ka filluar të prodhoj rezultatet e para” tha ministrja Haxhiu në fjalën e saj.

Ministrja e Drejtësisë theksoi faktin se nga Raporti 6 mujor për zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit, Ministria e Drejtësisë, ka numrin më të madh të këtyre aktiviteteve, gjithsej 148 në Planin e Veprimit.

Duke qenë e vetëdijshme për këtë, ministrja Haxhiu tha se ajo së bashku me kabinetin e saj dhe stafin profesional të Ministrisë kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë çdo ditë për të zbatuar këtë Strategji me përkushtimin më të madh.

Për progresin e shënuar, edhe sipas këtij Raporti, tregohet që janë hartuar politika të akteve ligjore dhe nënligjore, në kuadër të reformës. Po ashtu, janë miratuar një sërë Koncept-dokumente dhe Ligje në fushën kundër korrupsionit, duke përfshirë edhe miratimin e ligjeve tejet esenciale të miratuara nga Kuvendi në muajin Korrik, siç është Ligji për KPK, Ligji për SHKK dhe SHSK, Ekzekutimin i Sanksioneve Penale, etj.

Ministrja falënderoi partnerët ndërkombëtarë të cilët qëndrojnë gjithmonë afër Ministrisë dhe institucioneve tjera për të zbatuar këto aktivitete. “Bashkëpunimi juaj është kyҫ që Strategjia të ketë sukses, por natyrisht ky bashkëpunim duhet të rritet edhe të koordinohet edhe më mirë, ashtu që të prodhojmë rezultatet e dëshiruara, ngase besoj të gjithë e kemi të njëjtin qëllim” u shpreh ministrja Haxhiu, duke vlerësuar lart edhe rolin dhe kontributin e organizatave të shoqërisë civile.