Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministrja Haxhiu dhe kryetari Hyseni vizituan Qendrën për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve “Liria” në Gjilan

Ministrja Haxhiu dhe kryetari Hyseni vizituan Qendrën për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve “Liria” në Gjilan

Prishtinë, 25/07/2022

E shoqëruar nga kryetari Hyseni, një takim të rëndësishëm për thellim të bashkëpunimit dhe koordinim të aktiviteteve, ministrja e Drejtësisë e ka zhvilluar sot në Qendrën për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve “Liria” në Gjilan.

Ministrja dhe kryetari Hyseni janë njoftuar nga afër nga përfaqësueset e kësaj Qendre lidhur me sfidat dhe problematikat me të cilat ballafaqohet kjo Strehimore.

Ministrja Haxhiu gjatë këtij takimi tha se duke e ditur rolin dhe rëndësinë që ka kjo Qendër në strehimin e viktimave, ajo duhet të jetë një derë e hapur për çdo grua që troket në të.

Haxhiu tha se është e vetëdijshme për problematikat e shumta me të cilat ballafaqohet Qendra dhe se Mistria të cilën ajo e drejton mbetet e angazhuar që fillimisht të zbatohet në përpikëri Strategjia Kundër Dhunës në Familje për çka tha ajo, Ministria e Drejtësisë ka angazhim të shtuar përmes Zyrës së Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në Familje e cila po zhvillon aktivitetet të shumta me akter vendor dhe ndërkombëtar në identifikimin e mënyrave më të mira me qëllim të parandalimit të dhunës në familje.

Sa i përket buxhetit, Haxhiu tha se si alternativë është vlerësuar Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje i cili prasheh një linjë të veçantë buxhetore për strehimoret.

Ministrja po ashtu njoftoi përfaqësueset e kësaj Qendre se ka marr konfirmim për përkrahje financiare edhe nga donatorët të cilët do t’i mbështesin këto Qendra. Ajo shtoi se janë në koordinim të vazhdueshëm edhe me Policinë dhe Prokurorët në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Për Haxhiun fuqizimi i rolit të gruas, në mënyrë që ajo mos të ketë varshmëri financiare është tejet me rëndësi për pozitën e saj në shoqëri.

Haxhiu dhe kryetari Hyseni takuan edhe përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale nga të cilët u njoftuan me sfidat, kërkesat të cilat i paraqesin qytetarët në këtë adresë, të dhënat që ka kjo Qendër dhe aktivitetin që ajo zhvillon. Ministrja Haxhiu ka thekuar se gjithçka që është në mundësi dhe kompetencë të Ministrisë së Drejtësisë do të shqyrtohet për t’i mbështetur këto qendra.

Ministrja falënderoi edhe kryetarin Hyseni për angazhimin e tij dhe përkushtimin që ka Komuna e Gjilanit në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.