Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Avokaturës Shtetërore

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Avokaturës Shtetërore

Prishtinë, 14/06/2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Avokaturës së Shtetit, që ka për qëllim rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve të gjykatave dhe gjithashtu, rritjen e transparencës dhe bashkëpunimit.

Nënshkrimin e këtij Memorandumi, ministrja Haxhiu e ka vlerësuar si ngjarje të rëndësishme për sistemin e drejtësisë me anë të cilit thellohet bashkëpunimi profesional dhe konstruktiv në mes të institucioneve të drejtësisë.

Haxhiu tha se, një ndër objektivat e mandatit të saj si ministre e Drejtësisë është edhe digjitalizimi i sistemit të drejtësisë në vend, e paraparë, përmes veprimeve konkrete, edhe në Strategjinë për Sundimin e Ligjit.

Ndryshimi i mënyrës së funksionimit të gjykatave, tha ministrja Haxhiu, është vlerësuar si shumë i nevojshëm për të rritur efikasitetin dhe njëherit për të filluar dhe zbatuar një mënyrë më inovative të punës, e cila para së gjithash do të thjeshtësohet e lehtësohet përmes komunikimit elektronik.

“Si Ministre e Drejtësisë, zotohem se ky Memorandum do të jetë një pjesë nga seria e akteve të tilla edhe me institucione të tjera të cilat i kanë paraprirë dhe do t’i pasojnë qëllimit të njëjtë, pra digjitalizimit të sistemit të drejtësisë” tha Haxhiu.

Ministrja Haxhiu po ashtu bëri të ditur se një proces digjitalizimi është nisur edhe në fushën e Noterisë, ndërsa është lansuar dhe është në prag të fazës së jetësimit në fushën Përmbarimit Privat.

Haxhiu theksoi se si Ministri e Drejtësisë mbetën të përkushtuar në zbatimin e qëllimit të Memorandumit dhe po ashtu të gatshëm për të bashkëpunuar me institucionet relevante me qëllim të avancimit të mëtejmë të legjislacionit për të mbështetur dhe fuqizuar komunikimin elektronik ndërmjet gjykatave dhe palëve.

Në mbyllje të fjalës së saj, ministrja Haxhiu ka falënderuar Këshillin e Evropës për mbështetjen e ofruar në realizimin e këtij projekti.