
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Në përkujtim të 23 vjetorit të masakrës së Dubravës, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, dekanin e Fakultetit Juridik të Univeristetit të Prishtinës, Avni Puka, të mbijetuarin e masakrës së Dubravës, Deputetin Enver Dugolli, të shoqëruar nga studentët e Fakultetit Juridik, kanë vizituar sot pavionët dhe hapësirat e Qendrës Korrektuese në Dubravë.
Në fjalën e saj para të pranishmëve, ministrja Haxhiu tha se kjo ditë na rikujton dhunën, torturën dhe masakrën që forcat serbe e kanë bërë ndaj të burgosurve shqiptar në Dubravë.
Ministrja Haxhiu theksoi se Kosova sot më shumë se kurrë ka nevojë për policë, gjyqtarë e prokurorë të cilët kanë në fokus të punës së tyre adresimin e krimeve të luftës. Me këtë rast ajo iu drejtua studentëve të Fakultetit Juridik me kërkesën që të përgatiten profesionalisht në këtë drejtim me qëllim të vënies së drejtësisë për të kaluarën dhe krijimit të një të ardhme më të mirë.
“Unë shpresoj shumë që gjeneratat e ardhshme si ju, do të profilizohen në adresimin e krimeve të luftës, në hetimin dhe hulumtimin e tyre, në mënyrë që e kaluara jonë të jetë shkak i fuqizimit të Kosovës, i krijimit të paqes së qëndrueshme dhe respektimit të të drejtave të njeriut” tha ministrja Haxhiu në mbyllje të fjalimit të saj.
Në këtë ngjarje, ministri Liburn Aliu, njëherit i mbijetuar i masakrës së Dubravës, tha se burgu i Dubravës është dëshmia më makabre e pushtuesit Serb, e po ashtu edhe vendngjarja e krimit gjenocidal të tyre ndaj të burgosurve shqiptar, njëheras një prej episodeve më të tmerrshme të historisë sonë. "Pikërisht 23 vjet më parë, më 22 maj 1999, forcat serbe për disa ditë maltretuan fizikisht dhe psiqikisht të burgosurit, para se t’i ekzekutonin më shumë se 100 prej tyre. Si të mbijetuar të masakrës së Dubravës, jemi burim i kujtesës kolektive, që gjeneratat e ardhshme ta kuptojnë e shpjegojnë ashtu siç ishte: krim kundër njerëzimit dhe akt gjenocidal", theksoi ministri Aliu.
Studentët patën rastin të bashkëbisedojnë me të mbijetuarit e masakrës së Dubravës.