Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në përmbushjen e veprimeve që dalin nga Agjenda e Reformave Evropiane

Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në përmbushjen e veprimeve që dalin nga Agjenda e Reformave Evropiane

Prishtinë, 28/04/2022

Ministrja Haxhiu para anëtarëve të Komisionit tha se Ministria të cilën ajo e drejton, është duke punuar intensivisht me qëllim të avancimit të reformave në Sektorin e Drejtësisë me theks të veçantë në përmirësimin e legjislacionit penal, kundër korrupsionit dhe atë të reformave gjyqësore, në kuadër të sfidave të dala nga Agjenda Evropiane në Republikën e Kosovës.
Si hap të rëndësishëm të Ministrisë së Drejtësisë, ministrja Haxhiu përmendi miratimin nga ana e Qeverisë të Strategjisë për Sundimin e Ligjit, e cila tha ajo, synon të promovojë integritetin, llogaridhënien dhe besueshmërinë në sistemin e drejtësisë, sigurinë dhe rendin publik.

Sa i përket zhvillimeve të fundit në sektorin e Drejtësisë, ministrja Haxhiu vuri theksin tek zhvillimi i procesit të vetingut për të cilin tha se në kohë reale është miratuar Koncept dokumenti për vetingun dhe njëherit tha ajo, është përfunduar drafti i amendamenteve kushtetuese për këtë çështje dhe Projektligji për vetingun në sistemin e drejtësisë.
Ndër nismat e Ministrisë së Drejtësisë, ministrja Haxhiu ka përmendur hartimin e Projektligjit i cili themelon Byron për Konfiskimin e Pasurisë së fituar në mënyrë të Pajustifikueshme, po ashtu themelimin e mekanizmit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës, adresimin e çështjeve në Projekt Kodin e rishikuar të Procedurës Penale, njëherit miratimin e Strategjisë Kundër Dhunës në Familje, miratimin e pakos me tri projektligje në fushën e Ekzekutimit të Sanksioneve Penale, ku përfshihen; Projektligji për ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Ligjin për SHKK dhe SHSK.
Ministrja Haxhiu i njoftoi anëtarët e Komisionit rreth Projektligjit për Gjykatën Komerciale, i cili është miratuar dhe është në fazën e zbatimit, ndërkohë që është miratuar edhe Projektligji për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës. Sa i përket fushës kundër korrupsion, Ministria e Drejtësisë, tha Haxhiu, ka proceduar Projektligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Projektligjit për deklarimin, origjinën dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve publikë si dhe është hartuar dhe miratuar në Qeveri, Udhëzimi Administrativ për përcaktimin dhe procedurën për pranimin dhe trajtimin e rasteve të sinjalizimit që ka për qëllim adresimin dhe mbrojtjen e zyrtarëve që raportojnë shkeljet përbrenda institucioneve.
Ministrja Haxhiu ka përmendur edhe veprimet të cilat janë ndërmarr në fushën e Bashkëpunimit Juridik Ndërkombëtar në çështjet Civile dhe Penale, Projektligjin për të drejtën Ndërkombëtare Private si dhe marrëveshjet të cilat lidhen me realizimin e të drejtave civile në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së veriut si dhe Qeverisë Republikës së Shqipërisë.
Nga fusha e profesioneve të lira, shtoi Haxhiu, është proceduar Projektligji për Provimin e Jurisprudencës dhe është miratuar Udhëzimi Administrativ për tarifën e Ndërmjetësuesve, njëherit është adresuar Udhëzimi Administrativ për uljen e tarifave për Përmbaruesit Privat.
Duke i marrë parasysh obligimet të cilat dalin për Ministrinë e Drejtësisë, ministrja Haxhiu theksoi se të gjitha obligimet që dalin nga Agjenda Evropiane do të trajtohen me prioritet dhe angazhim të shtuar, për të cilat do të punohet intensivisht deri në përmbushjen dhe zbatimin me sukses të tyre.