
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Duke pasur parasysh faktin që veçmas në vendet demokratike, qytetarët gëzojnë të drejtën për mbrojtje juridike, të barabartë dhe pa diskriminim, ministrja Haxhiu theksoi se një nga të drejtat themelore dhe procedurale të njeriut është edhe e drejta e gjykimit brenda kohës së arsyeshme dhe të garantuar me Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë themelore të Njeriut, si garanci për mbrojtjen e palëve nga vonesat dhe zvarritjet e procedurave gjyqësore.
“Siç e dimë, një nga çështjet më kritike me të cilat përballet gjyqësori i Kosovës aktualisht janë lëndët e vjetra – të grumbulluara – të cilat ndikojnë që të mos respektohet parimi i gjykimit brenda kohës së arsyeshme. Në anën tjetër, raportet e Komisionit Evropian për Kosovë dhe raportet e organizatave të shoqërisë Civile, në mënyrë të vazhdueshme theksojnë se lëndët e grumbulluara sidomos në procedurë civile dhe ekzekutimi i aktgjykimeve civile mbetet sfidues”, theksoi Ministrja e Drejtësisë.
Ministria e Drejtësisë, në kuadër të reformave në sistemin e Drejtësisë, i ka dhënë fokus të veçantë mbrojtjes së kësaj të drejte themelore procedurale të njeriut, me ç’rast ka themeluar grupin punues për hartimin e Koncept-Dokumentit i cili do të finalizohet brenda këtij viti dhe i cili e adreson realizimin e të drejtës së palëve në gjykim brenda kohës së arsyeshme; efektivitetin e mjeteve juridike, si dhe çështje të tjera me rëndësi me qëllim të zgjidhjes të problematikave që e pengojnë funksionimin e sundimit të ligjit në vend.
Ligji për Gjykatën Komerciale i cili do të hapë rrugë drejt themelimit të kësaj Gjykate, u vlerësua nga Ministrja si proces me ndikim tejet të madh në reformën në drejtësi, duke aluduar më tej edhe me themelimin e Gjykatës Administrative dhe asaj të Punës, të cilat do të kenë impakt në kushtet më të mira të funksionimit të sistemit gjyqësor.