
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Zëvendësministri Sallahu e cilësoi si të dobishëm angazhimin e profesionisteve të fushës në këtë projekt, rezultate të cilat i cilësoi si tejet domethënëse për avancimin dhe perfeksionimin e luftës ndaj krimit të organizuar në vendin tonë, por edhe në rajon. Me këtë rast, Sallahu trajtoi rëndësinë në angazhimin që po bënë Qeveria e re me veprimet dhe masat kryesore për të përmirësuar mekanizmat e luftimit të krimit dhe korrupsionit.
“Si qeveri e zotuar për luftë të krimit të organizuar në shoqëri dhe korrupsionit në institucione, kemi intensifikuar aksionet me qëllim parandalimin dhe kapjen e kryerësve të këtyre dukurive të paligjshme. Kjo qasje për ta pamundësuar korrupsionin dhe krimin e organizuar do të vazhdojë deri në çrrënjosjen e mentalitetit korruptiv dhe promovimin e punës së ndershme dhe në respektim të ligjit” u shpreh Sallahu.
Po ashtu, Zëvendësministri theksoi se vendosmëria institucionale ka reflektuar pozitivisht edhe në përmirësimin e imazhit ndërkombëtar të shtetit tonë, ku kemi shënuar ngritje për 17 vende më mirë e që është një rritje rekorde për ne në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të organizatës kredibile Transparency International.
Si çështje tjetër të rëndësishme Sallahu përmendi rritjen e mbështetjes financiare, shtimin e personelit dhe rritjen e resurseve për sistemin gjyqësor e atë prokurorial, e cila është bërë me qëllim që të shtohet efikasiteti i sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë me prejardhje të paligjshme.
Janë një sërë hapash të ndërmarrë në këtë aspekt, të cilat kanë një peshë jashtëzakonisht të rëndësishme në këtë drejtim, sikurse miratimi i Ligjit për Byronë Shtetërorë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, po ashtu themelimi i Fondit të Veçantë të Konfiskimit, i cili do të ndodhë së shpejti, efekti i së cilës do të jetë ndihma për grupet e margjinalizuara, viktimave të rasteve të dhunës në familje, personave në rehabilitim që kanë qenë të varur nga droga etj.
“Për fund, dua t'ju njoftoj se si Ministri e Drejtësisë kemi bërë ndryshime edhe në Ligjin për APSK-në ku deri më tash nuk është lejuar shitja, dhënia në shfrytëzim me qira dhe shfrytëzimi i pronave të paluajtshme, kurse tash e tutje, përmes plotësim/ndryshimit që kemi iniciuar, një gjë e tillë do të jetë e mundshme dhe mjaft fitimprurëse”
përfundoi Sallahu.