
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Zëvendësministrja Shala në fjalën e saj ka ritheksuar angazhimin që ka bërë Kosova në zbatimin e kërkesave të parapara në Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje e njohur si Konventa e Stambollit. Shala po ashtu vuri në pah rolin që ka luajtur Qeveria e Kosovës në trajtimin me prioritet të kësaj çështje duke e bërë pjesë të programit të saj, përfshirë edhe Plani Operativ Strategjik i Ministrisë së Drejtësisë 2021-2025.
Derisa ka folur për aktivitetet e Grupit Koordinues Ndër-Ministror kundër dhunës në familje, Zëvendësministrja Shala e vlerësoi si hap rëndësishëm miratimin e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave dhe Planin e Veprimit për 2022 – 2026 të hartuar nga kjo Ministri në bashkëpunim me institucionet relevante në Kosovë, partnerët strategjikë dhe akterët e shoqërisë civile. Ajo shtoi se Ministria e Drejtësisë tashmë ka dorëzuar Raportin e parë Kombëtar të Republikës së Kosovës për zbatimin e Konventës së Stambollit, duke përmbushur detyrimin që rrjedh nga neni 68 (1).
Ky raport, tha Shala, ka konsoliduar të dhënat e përcjella edhe nga institucionet tjera relevante që kanë pranuar pyetësorin nga GREVIO, informacione këto të cilat janë verifikuar dhe përmirësuar për të dhënë një pasqyrë të qartë, realiste dhe të përditësuar të situatës. të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave në Kosovë.
“Vizita e ekspertëve të GREVIO-s këtë javë në Kosovë e cila ka për qëllim të vlerësojë përafrimin e ligjeve, politikave dhe masave me Konventën e Këshillit të Evropës mbi parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje si dhe të marr njohuri nga niveli qendror dhe lokal për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është më se e mirëseardhur për të gjithë ne, rekomandimet e ekspertëve do të na ndihmojnë në përafrimin me standardet e Konventës së Stambollit” tha Shala.
Zëvendësministrja ka vlerësuar angazhimin nga ekspertët e GREVIO dhe ka shprehur gatishmërinë institucionale për bashkëpunim drejt raportimit dhe zbatimit të rekomandimeve të dala nga ky grup ekspertësh.