
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Në takimin e këtij Komiteti, temë diskutimi ishte procesi tejet i rëndësishëm i zbatimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit, Dokument strategjik që nuk përfaqëson vetëm jetësimin e vizionit të reformës në drejtësi, por dokumentin konkret të konsolidimit të sistemit të drejtësisë në vend si rezultat i Procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.
Derisa ka folur për rëndësinë e Strategjisë dhe Planit të Veprimit, ministrja Haxhiu tha se vizioni kryesor i këtij dokumenti planifikues është kthimi i besimit të qytetarëve në drejtësi, për të cilin shtoi Haxhiu, duhet ta ndajmë dhe të punojmë pareshtur për arritjen e tij.
Nga ana tjetër, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj ka shprehur vlerësimin e tij për këtë Strategji, aktivitetet e së cilës, tha ai, janë adresuar dhe analizuar brenda KGJK.
Kryesuesi Zogaj u zotua se KGJK mbetet e përkushtuar për bashkërendim të plotë me qëllim të zbatimit të tërësishëm të kësaj Strategjie për të ofruar një drejtësi të barabartë dhe efikase për qytetarët dhe njëherit duke synuar objektivin kryesor, kthimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë për të cilat zotime, shtoi ai, KGJK do të jetë mbështetës i fuqishëm si institucion dhe i përgjegjshëm për zbatim të kësaj Strategjie.
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku tha se procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit është një ndër proceset më të rëndësishme për sistemin e drejtësisë, nga i cili proces edhe derivon kjo Strategji, për të cilën jemi të përkushtuar për zbatimin e mëtutjeshëm të saj me qëllim që të kemi një sistem drejtësie të pavarur, transparente dhe efikase.
Përfaqësuesi nga Ambasada Amerikane, Michael W Grant, në fjalën e tij i ka përgëzuar përfaqësuesit e institucioneve për punën e bërë duke shtuar se SHBA mbetet e përkushtuar që të ofroj mbështetje të vazhdueshme për zbatimin e plotë dhe të suksesshëm të Strategjisë dhe Planit të Veprimit. Gjithashtu, ai i bëri thirrje Qeverisë që të ofroj burimet e nevojshme për zbatim të aktiviteteve që dalin nga Plani i Veprimit dhe të ekzistojë bashkëpunimi në mes akterëve përkatës për zbatimin e Strategjisë.
Përfaqësuesja nga Zyra e BE-së në Kosovë, Annemarie Douwes, theksoi se BE e mirëpret zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit e cila është bazë për modernizimin e sektorit të Sundimit të Ligji dhe për këtë BE e ka mbështetur dhe do të vazhdoj të mbështes zbatimin e saj përmes projekteve apo aktiviteteve të ndryshme.
Për rëndësinë e kësaj Strategjie ka folur edhe përfaqësuesi nga Presidenca, Artan Murati, i cili njoftoi të pranishmit që në Samitin për Demokraci të organizuar nga Presidenti Biden, është diskutuar edhe zbatimi në përpikëri i kësaj Strategjie.
Ndër të tjera, në këtë mbledhje u votuan funksionalizimi i organit koordinues ndërinstitucional si dhe anëtari i këtij Komiteti nga radhët e Shoqërisë Civile, Labinot Leposhtica, BIRN.
Ministrja Haxhiu në përmbyllje të mbledhjes së parë të këtij Komiteti, gjithashtu ka përmendur disa nga aktivitetet të cilat tanimë janë ose kanë filluar të zbatohen nga Ministria e Drejtësisë përfshirë: Finalizimi i Kodit të Procedurës Penale, Finalizimi i Ligjit për Gjykatën Komerciale, Përgatitja e ligjeve lidhur me ekzekutimin e sanksioneve penale, Rregulloren dhe caktimin e zyrtarit përgjegjës për sinjalizimin në MD, Finalizimi i Ligjit për Deklarimin e Pasurisë dhe Ligjit për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Aktivitete të ndryshme për parandalimin e dhunës në familje, Aktet nënligjore për ndërmjetësim, Mbledhja e të dhënave për efikasitetin e sistemit sipas metodologjisë së CEPEJ, dhe të tjera.