
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Avokati Istrefi fillimisht ka falënderuar drejtorin Gashi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe njëherit ka theksuar se Avokatura Shtetërore do të përkrahë plotësisht Agjencinë e Akreditimit, si për mbrojtjen juridike nëpër gjykata, po ashtu edhe në përpilimin e akteve juridike, në mënyrë që ato të jenë në harmoni me legjislacionin në fuqi dhe të mos mund të kontestohen nëpër gjykata.
Gjatë këtij takimi avokati Istrefi dhe drejtori Gashi, kanë diskutuar për rastet me të cilat ballafaqohen gjatë akreditimit të institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë. Me këtë rast palët u dakorduan që ndaj shkelësve të kritereve të akreditimit në Institucionet e Arsimit të lartë në Kosovë, të merren masa dhe si të tilla të procedohen penalisht tek organi i akuzës.
Nga ana tjetër, drejtori Gashi shtoi se Agjencia mbetet e angazhuar në garantimin e cilësisë së punës arsimore dhe kërkimore shkencore në Institucionet e Arsimit të lartë në Kosovë dhe njëherit theksoi se kjo Agjenci veprimtarinë e saj e ushtron duke respektuar të gjitha ligjet në fuqi, gjë që ka bërë që mos të ekspozohet ndaj asnjë rreziku ligjor.
Në takim u theksua qëllimi i përbashkët mbi forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes të Avokaturës Shtetërore dhe Agjencisë së Kosovës për Akreditim me qëllim që të lehtësohen procedurat e shkëmbimit të informacioneve dhe rritjes së përgjegjshmërisë në zbatimin e mëtejmë të ligjshmërisë në administratën shtetërore.