Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Fillon puna në hartimin e amendamenteve kushtetuese për Vetingun

Fillon puna në hartimin e amendamenteve kushtetuese për Vetingun

Prishtinë, 03/11/2021

Në fjalën e tij, Kryeministri Kurti vlerësoi rëndësinë e reformës e cila po ndërmerret për sistemin e drejtësisë. Sipas tij, kjo reformë do të eliminojë mungesën e qasjes në drejtësi për qytetarët dhe do të garantojë rezultate cilësore dhe kthim të besimit të qytetarëve në drejtësi.

“Qeveria e Republikës së Kosovës përmes vetingut, do të përgjigjet në kërkesën e pashtershme të qytetarit për drejtësi dhe nevojën esenciale për ushtrimin e të drejtave të garantuara. Gjithashtu, do të krijojë hapësirën e domosdoshme, që Qeveria dhe institucionet shtetërore të vihen në shërbim të popullit e të mos krijojnë sundim mbi të” tha kryeministri Kurti.

Nga ana tjetër, ministrja Haxhiu në fjalën e saj theksoi rëndësinë e procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë për të cilin tha se tashmë janë një hap më afër drejt materializimit të tij. Sipas ministres Haxhiu, secili qytetar i Republikës së Kosovës ka të drejtë të ketë një sistem drejtësie që lufton korrupsionin e shkeljet, një sistem drejtësie i cili është i pavarur nga faktorët e ndryshëm dhe që është efektiv në dhënien e drejtësisë.

Duke marrë parasysh gjendjen në të cilën gjendet gjyqësori dhe prokuroria, shtoi Haxhiu, reformën në drejtësi si të nevojshme dhe të domosdoshme e kanë parë qytetarët dhe për këtë vetingu është çelësi për të garantuar një sukses afatgjatë në këtë nismë që në thelb është produkt i ekspertëve të sundimit të ligjit e që ka përkrahjen e plotë të Qeverisë së Kosovës.

“Përmes këtij procesi, i cili do të mundësoj që brenda sistemit të drejtësisë të kemi gjyqtarë e prokurorë që kanë integritet të lartë moral e profesional, do të përdorim mekanizmin e vetingut për të garantuar një sistem drejtësie sa më afër me qytetarin, sa më të përgjegjshëm, sa më të parashikueshm, që secili qytetar – pa dallim, të marrë drejtësinë e duhur dhe në kohën e duhur” tha ministrja Haxhiu.

Sa i përket Koncept Dukumentit, ministrja Haxhiu theksoi se i njëjti na përballë me sfidat me të cilat përballet gjyqësori e prokuroria si dhe drejton në kornizën ligjore që është e nevojshme të adresohet.

Ministrja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e ofruar dhe njëherit është shprehur e kënaqur që ky proces reformimi i sistemit të drejtësisë po zhvillohet në konsultim me ekspertët nga partnerët strategjikë si SHBA, Mbretëri e Bashkuar dhe Bashkim Evropian, duke i konsideruar praktikat më të mira përkitazi me standardet ndërkombëtare.

Ministrja Haxhiu në përmbyllje të fjalës së saj, falenderoi anëtarët e grupit punues të kryesuar nga z. Lulzim Beqiri, të cilët njëherit i ftoi që të angazhohen me përkushtim me qëllim të finalizimit të hartimit dhe finalizimin të legjislacionit për procesin e Vetingut si një ndër proceset më të rëndësishme për sistemin e drejtësisë.