
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministrja Haxhiu së bashku me kabinetin e saj dhe përfaqësuesit nga SHKK, vizituan ambientet e banimit të grave të dënuara, me ç’rast nga afër u njoftuan me aktiviteteve e punës, sfidat dhe ankesat kryesore të tyre.
Të dënuarat nga kjo Qendër, shprehën shqetësimin e tyre për punën e Panelit për Lirim me Kusht dhe kërkuan vlerësime reale ndaj kërkesave të cilat vazhdojnë të refuzohen disa herë për arsye të njëjta edhe përkundër raporteve pozitive për rastet e tyre. Po ashtu theksuan nevojën që këto raporte të adresohen edhe në kuadër të Institutit të Faljes për të Dënuarit.
Gjatë këtij takimi u evidentua edhe mungesa e aktiviteteve të lira për gratë e dënuara, sidomos aktiviteteve sportive për të cilat aktualisht Qendra Korrektuese në Lipjan nuk ka kapacitete infrastrukturore.
Ministrja e Drejtësisë premtoi mbështetje të vazhdueshme në avancimin e kushteve për gratë e dënuara, sidomos në përkrahjen e aktiviteteve të punës dhe atyre me karakter ri-socializues dhe ri-integrues. Për këtë, ajo përmendi arritjen e marrëveshjes për mbështetje nga organizata ndërkombëtare në aktivitete artizanale, kurse të gjuhës angleze dhe teknologji informative, trajnime dhe aktivitete pune në art-qeramikë etj.
Ministrja po ashtu bëri të ditur se aspekte të avancimit të të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria si dhe kushteve të punës së stafit korrektues, janë adresuar në projektligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale si dhe Projektligjin për SHKK-në, të cilat tashmë janë proceduar drejt miratimit në Qeveri si dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës.