Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministrja e Drejtësisë merr pjesë në konferencën regjionale të ministrave në Bosnjë dhe Hercegovinë

Ministrja e Drejtësisë merr pjesë në konferencën regjionale të ministrave në Bosnjë dhe Hercegovinë

Prishtinë, 22/10/2021

Konferenca u hap nga Ministri i Drejtësisë i Bosnjës dhe Hercegovinës, Josip Grubesa, i cili duke iu uruar mirëseardhje ministrave dhe delegacioneve të vendeve pjesëmarrëse prezentoi sfidat e luftimit të radikalizimit dhe ekstremizmit dhe gjithashtu, potencoi rëndësinë e luftimit të tij në të ardhmen.

Ministrja e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në prezentimin dhe diskutimin gjatë konferencës, theksoi rëndësinë e parandalimit dhe luftimit të radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, duke veçuar veprimet konkrete të Republikës së Kosovës. “Republika e Kosovës si pjesë e agjendës globale në luftën kundër Radikalizmit dhe Ekstremizmit të dhunshëm ka vendosur në objektivat e saja masa të shumta institucionale për parandalimin dhe luftimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, një dukuri që nuk ka lënë pa prekur asnjë nga vendet tona, por edhe shumë më gjërë” theksoi znj. Haxhiu.

Ministrja Haxhiu veçoi gjithashtu suksesin e Republikës së Kosovës në këtë drejtim, evidentuar edhe në raportet kredibile ndërkombëtare me ç’rast sipas znj. Haxhiu, raportet kredibile ndërkombëtare (Raporti i Progresit i BE, Raporti i State Departmentit për të Drejtat e Njeriut etj.) vlerësojnë punën e institucioneve të Kosovës në parandalimin dhe luftimin e radikalizmit.

Më tej, ministrja Haxhiu shprehu përkushtimin e saj dhe të Republikës së Kosovës në luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. “Kosova ka miratuar Strategjinë Kombëtare dhe Planin e Veprimit kundër Terrorizmit (2018-2023) e cila është në pajtueshmëri me Strategjinë e BE-së kundër terrorizmit, i cili dokument parasheh intervenimin institucional nga mekanizmat përgjegjës” theksoi ajo, duke shtuar edhe krijimin e Departamentit për Ri-integrim si mekanizmi përgjegjës për zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit.

Në fund Ministrja theksoi se këtë Konferencë e sheh si një rast mjaft të vlefshëm, për të parë se cilat modele mund të funksionojnë dhe çfarë mund të mësohet nga përvojat e njëri – tjetrit në këtë drejtim.

Ministrat dhe përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse, përmes një deklarate të përbashkët, kanë miratuar konkluzione të cilat kanë dalur nga diskutimet e konferencës, e që kanë të bëjnë me përkushtimin në luftimin dhe parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm në burgjet e Evropës Juglindore.

Pas konferencës, ministrat dhe delegacionet nga shtetet pjesëmarrëse, kanë vizituar Burgun Shtetëror dhe Institutin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale në Bosnjë dhe Hercegovinë.