
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Zv. Sekretari i Ministrisë së Drejtësisë, z. Bajraktari ka bërë të ditur se përmes këtij vendimi është themeluar ekipi i cila ka për qëllim përmirësimin, mbrojtjen dhe trajtimin e fëmijëve kryerës të veprave penale nën moshën e përgjegjësisë penale si dhe për të komunikuar dhe koordinuar veprimet dhe aktivitetet ndërmjet institucionet publike, të nivelit qendror dhe lokal, organizatat e shoqërisë civile si dhe personave tjerë fizik dhe juridik në Republikën e Kosovës.
Z. Bajraktari, tha se qëllimi i Ekipit është monitorimi i zbatimit të Udhëzimit Administrativ (QRK)-nr. 01/2021 për mbrojtjen dhe trajtimin e fëmijëve kryerës të veprave penale nën moshën e përgjegjësisë penale në mënyrë progresive, duke u fokusuar në interesin më të mirë të fëmijëve, e në këtë drejtim Ekipi vëmendje të veçantë do t’i kushtoi identifikimit të aktiviteteve që kanë shënuar vonesa apo probleme në zbatim si dhe përgatitjen e raporteve dhe dhënien e rekomandimeve përkatëse në fushën që mbulon Ekipi.
Sipas këtij vendimi të nënshkruar sot, ky Ekip bashkërendon aktivitetet me Komitetin Ndërministror për të Drejtat e Fëmijës, Këshillin për të drejtat e fëmijës, Këshillin e përgjithshëm të Shërbimeve Sociale dhe Familjare, Ekipin për të drejtat e fëmijës, me personat fizikë dhe juridikë si dhe me përfaqësues të organizatave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare dhe organizatave joqeveritare, për të kontribuar në punën e Ekipit dhe për trajtimin e çështjeve të të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijës në konflikt me ligjin, nën moshën e përgjegjësisë penale.
Ky proces është mbështetur nga Terre des hommes Foundation-TDH, në emër të projektit MATRA – "Forcimi i sistemit të mbrojtjes për fëmijët në konflikt me ligjin", që financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës dhe implementohet nga Terre des hommes dhe Defense for Children International.