Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministrja Haxhiu raportoi sot para Komisionit për Legjislacion

Ministrja Haxhiu raportoi sot para Komisionit për Legjislacion

Prishtinë, 01/10/2021

Ministrja Haxhiu para anëtarëve të këtij komisioni ka paraqitur ekspozetë për projekt-kodin e procedurës penale, projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 04/l-213 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale si dhe projekt-ligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile.

Sa i përket Projekt-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/L-213 bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale, ministrja Haxhiu njoftoi anëtarët e komisionit se përmes plotësim ndryshimit të këtij ligji është synuar që të adresohen problemet dhe mangësitë që janë shfaqur përgjatë zbatimit të këtij ligji në praktikë.

Ministrja Haxhiu theksoi se qëllimi i këtij Projekt-ligji është realizimi i objektivave për të përmirësuar qasjen në drejtësi, fuqizimin e sundimit të ligjit, zbatimin më të lehtë dhe efikas të legjislacionit dhe avancimin e legjislacionit në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtare në çështje penale, dhe e bënë këtë ligj në pajtim me legjislacionin e BE-së dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Lidhur me Projekt-ligjin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Civile, ministrja Haxhiu ka bërë të ditur se objektiv kryesor i Projektligjit është intensifikimi i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar të Kosovës me vendet e huaja, si rezultat i së cilës do të ngritët efikasiteti i procedurave gjyqësore për çështjet civile dhe komerciale.

“Avancimi i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet civile, do të ndikoj drejtpërdrejtë në mënyrë pozitive edhe në anëtarësimin e Kosovës në të ardhmen në Konventat relevante ndërkombëtare që i rregullojnë këto çështje” tha ministrja Haxhiu.

Ministrja Haxhiu para anëtarëve të komisionit për Legjislacion, ka folur edhe për Projekt Kodin e Procedurës Penale duke theksuar përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë së Kosovës në avancimin e drejtësisë penale për të vendosur sundim të ligjit në vend.

“Vizion ynë parasheh që sundimi i ligjit të bëhet përmes fuqizimit dhe funksionimit efikas të gjyqësorit dhe prokurorisë, avancimit të drejtësisë penale, përmirësimit të qasjes në drejtësi si dhe luftës të pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” shtoi ministrja Haxhiu.

Ndër të tjera, ministrja njoftoi anëtarët e këtij Komisioni lidhur me amandamentimet e shumta teknike të bëra në Projekt Kod të Procedurës Penale, të cilat do ta bëjnë punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës më efektive, ndërkohë ka bërë me dije se janë adresuar dhe çështje tjera të cilat kanë të bëjnë me mundësinë e suspendimit të zyrtarëve publik me rastin e ngritjes së aktakuzës për veprat e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe janë përfshirë dispozita që ndërlidhen me çështjen e mungesës së kontrollit të vendimit të prokurorisë për hedhjen poshtë të kallëzimit penal përkatësisht mbylljes së hetimeve.

Projek-tligjet e prezantuara nga ministrja Haxhiu, morën mbështetje të anëtarëve të Komisionit për Legjislacion, të cilët votuan për këto projektligje në mënyrë unanime.

Para anëtarëve të komisionit për Legjislacion, ministrja theksoi se është e gatshme për të bashkëpunuar dhe për të ofruar sqarime rreth projektligjeve apo aktiviteteve të saj si ministre, sa herë që një gjë e tillë kërkohet nga anëtarët e këtij Komisioni.