Skip to content
Ambasadori i OSBE-së, z. Michael Davenport shprehu gatishmëri për ndihmë në prioritetet e nisura nga ministrja Haxhiu

Ambasadori i OSBE-së, z. Michael Davenport shprehu gatishmëri për ndihmë në prioritetet e nisura nga ministrja Haxhiu

Prishtinë, 28/09/2021

Arsyeja e këtij takimi kishte të bënte me qëllimin për të diskutuar rreth progresit të arritur deri më tani nga nismat legjislative të Ministrisë së Drejtësisë, në veçanti për finalizimin e Kondept-dokumentit të vettingut, por edhe për nismat tjera që kanë të bëjnë me konfiskimin e pasurisë, adresimin e dhunës në familje dhe në baza gjinore, si dhe prioritetet tjera të cilat janë vënë nga ministrja Haxhiu për këtë mandat qeverisës.

Ambasadori i OSBE-së shprehu gatishmëri për ndihmë në nismat e ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë si dhe vazhdimin e bashkëpunimit mes këtyre dy institucineve.

Për të arritur nivelin e më të lartë këto nisma, palët u dakorduan për takime më të shpeshta.

Skip to content