Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministrja Haxhiu takoi Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku

Ministrja Haxhiu takoi Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku

Prishtinë, 21/09/2021

Me këtë rast, ministrja Haxhiu theksoi përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për adresimin e sfidave të sistemit të drejtësisë, me theks të veçantë kërkesat buxhetore, duke qenë se aktualisht Qeveria përkatësisht Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, është në fazën finale të përgatitjes së projektbuxhetit për vitin 2022.

“Kërkesat e Këshillave do ta kenë mbështetjen time dhe të Qeverisë Kurti, sikurse kërkesat e qytetarëve për shtimin e efikasitetit dhe të llogaridhënës së sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial” tha ministrja Haxhiu.

Ministrja theksoi se në legjislaturën e kaluar është miratuar pakoja e ligjeve të sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial, mirëpo për shkak të mjeteve buxhetore të pamjaftueshme, këto ligje ende nuk po gjejnë zbatim. Njëherit, shprehu zotim për angazhim të pakursyer në ndarjen e mjeteve buxhetore për rekrutimin e bashkëpunëtorëve profesional për gjyqtarë dhe prokurorë, ngasë kështu do të mundësohet zbatim i ligjit si dhe do të ketë rritje të efikasitetit. Po ashtu, nuk do të mungojë gatishmëria për angazhim në ndarjen e mjeteve për funksionalizimin e Gjykatës Komerciale, si dhe rritjen e numrit të prokurorëve dhe të stafit mbështetës në Prokurorinë Speciale në përgjithësi, si dhe Departamentit për Krime të Luftës në veçanti.

Të dy kryesuesit e këshillave e falënderuan Ministren Haxhiu për bashkëpunimin, duke shprehur mirënjohje për gatishmërinë e Ministrisë së Drejtësisë por edhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për realizimin e kërkesave buxhetore përtej kufijve buxhetor të përcaktuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Foto Galeria