Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Miratohet Drafti i Strategjisë për Sundimin e Ligjit 2021-2026 si dhe u votua Propozim-vendimi për njohjen e statusit të ish të Dënuarëve dhe të Përndjekurve Politik

Miratohet Drafti i Strategjisë për Sundimin e Ligjit 2021-2026 si dhe u votua Propozim-vendimi për njohjen e statusit të ish të Dënuarëve dhe të Përndjekurve Politik

Prishtinë, 11/08/2021

“Ne parashohim që ky të jetë udhërrëfyesi kryesor për ne dhe për institucionet ndërkombëtare që duan të investojnë në Kosovë, për t’ua treguar atyre rrugën drejt së cilës duam të shkojmë. Ky proces, jo vetëm që u ka qëndruar ndryshimeve të vazhdueshme politike në vend, por gjatë gjithë kohës ka gëzuar edhe përkrahjen e pakusht të partnerëve tanë ndërkombëtarë” tha Ministrja Haxhiu.

Në prezantimin e saj ka sqaruar se Strategjia për Sundim të Ligjit përmban katër objektiva strategjike siç janë: fuqizimi i gjyqësorit dhe prokurorisë; fuqizimi i drejtësisë penale; fuqizimi i qasjes në drejtësi; dhe fuqizimi i luftës anti-korrupsion, si dhe indikatorët specifik për të matur arritjen e tyre gjatë viteve të ardhshme.

Ministrja shtoi se kjo strategji është nisma më serioze që Kosova e ka ndërmarrë drejtë avancimit të sundimit të ligjit me ç ‘rast ka falënderuar partnerët kyç me të cilët Ministria e Drejtësisë ka bashkëpunuar gjatë gjithë këtij procesi.

Ministrja Haxhiu në këtë mbledhje po ashtu ka paraqitur për shqyrtim dhe aprovim propozim – vendimin për emërimin e anëtarëve të Komisionit për njohjen e statusit të ish të Dënuarve dhe ish të përndjekurve politik.

“Njohja e statusit si dhe kompensimi i ish të Dënuarve dhe ish të përndjekurve politik është obligim ligjor. Por po ashtu është edhe shprehje e vullnetit dhe përkushtimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që krahas përmbushjes së këtij obligimi i cili është dashur të përfundojë vite më parë, kjo kategori njerëzish të cilët kanë vuajtur nëpër burgjet dhe kazamatet e Serbisë, të ju njihet statusi i tyre, të ju njihet kontributi i tyre, dhe për më shumë shteti dhe shoqëria jonë, shprehet mirënjohëse dhe falënderuese për kontributin që ata kanë dhënë” ka thënë ministrja, Albulena Haxhiu.

Dy propozimet e paraqitura nga Ministrja e Drejtësisë, Strategjinë për Sundimin e Ligjit dhe propozim – vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik, janë aprovuar në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur sot me 11 gusht 2021.