
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Takimin e hapi zv. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari, i cili theksoi para të pranishmëve punën që është bërë në drejtim të rregullimit të legjislacionit që garanton mbrojte të sinjalizuesve.
“ Kosova tashmë ka legjislacion mjaftë të avancuar në fushën e sinjalizimit dhe i cili është në harmoni me standardet më të mira ndërkombëtare. Sot, po fillojmë prej shtëpisë sonë për të njoftuar për të drejtat dhe mbrojtjen e sinjalizuesve. Sinjalizimi është raportimi i shkeljeve që ndodhin apo mund të ndodhin, andaj në kuadër të kësaj inkurajoj gjithë stafin e Ministrisë t’i raportojnë ato”, theksoi zv. sekretari, Ardian Bajraktari.
Fjalë hyrëse gjatë këtij sesioni prezantoi edhe zv. Ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili tha se lufta kundër korrupsionit është prioritet i Ministrisë së Drejtësisë dhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe në këtë drejtim theksoi se zbatimi i legjislacionit për mbrojtjen e sinjalizuesve është mjet i fuqishëm në këtë drejtim.
“ Të gjitha rastet që mund të kenë dyshime për korrupsion brenda Ministrisë së Drejtësisë, ju lutem t’i raportoni. Bashkëpunimi i të gjithëve karshi kësaj dukurie kaq të egër ka shumë rëndësi në luftimin e korrupsionit”, tha zv. Ministri, z. Sallahu.
Në një format tjetër, në sesionin informues, prezantuan ekspertet e fushës së sinjalizimit, përkatësisht, znj. Feride Podvorica dhe znj. Noliana Kusari, kjo e fundit njëherësh edhe zyrtare përgjegjëse për pranimi dhe trajtimin e rasteve të sinjalizimit në Ministrinë e Drejtësisë.
Në këtë drejtim, stafi i Ministrisë së Drejtësisë u njoftuan me të drejtat e sinjalizuesit, mbrojtjen që i ofrohet atij, procedurën e pranimit dhe trajtimit të rasteve të sinjalizimit si dhe mekanizmat gjegjës.
Ministria e Drejtësisë, krahas fushatës sensibilizuese ka përgatitur dhe vendosur në objektet e Ministrisë edhe afishe informative lidhur me sinjalizimin.