Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Miratohet dokumenti “Udhërrëfyesi Kundër Korrupsionit dhe Financave të Paligjshme në Ballkanin Perëndimor.

Miratohet dokumenti “Udhërrëfyesi Kundër Korrupsionit dhe Financave të Paligjshme në Ballkanin Perëndimor.

Prishtinë, 25/06/2021

Në këtë ceremoni, nga Republika e Kosovës të pranishëm ishin Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu si dhe Ministri i Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla.

Në fjalën e saj, Ministrja Haxhiu shprehu përkushtimin për hapat konkret në drejtim të luftës kundër-korrupsion duke theksuar se luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, është njëri ndër top prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, për çka edhe kishin fituar mbi 50% të besimit të qytetarëve në zgjedhjet e shkurtit të këtij viti.

Ndër të tjera, Ministrja Haxhiu veçoi miratimin e koncept-dokumentit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe hartimin e projektligjit, kompletimin dhe miratimin e pakos ligjore kundër-korrupsion, zhvillimin e procesit të vettingut si një hap i rëndësishëm në rritjen e integritetit dhe besimit në sistemin e drejtësisë si dhe hapat tjerë konkret të cilat do t’i ndërmerr Ministria e Drejtësisë në drejtim të shtimit të kapaciteteve profesionale dhe njerëzore në drejtim të adresimit të luftës kundër-korrupsion.

Në anën tjetër, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në fjalën e tij deklaroi se sundimi i ligjit dhe lufta ndaj krimit dhe korrupsionit janë parakusht për një shtet të së drejtës dhe një shtet zhvillimor, prandaj ne jemi të qartë në vizionin tonë në këtë drejtim.  Tutje z. Sveçla shtoi se “Si Ministër i Punëve të Brendshme, dëshiroj të theksoj se më zgjedhjet e shkurtit të këtij viti, ne e kemi marrë një mandat të qartë nga qytetarët tanë, për ta luftuar krimin dhe korrupsionin dhe atë po e bëjmë që nga dita e parë e qeverisjes sonë”.

Dokumenti është rezultat i punës së delegacioneve nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vjen si rezultat i dakordimeve të kryeministrave si pjesë e procesit të Berlinit.

Të pranishëm të tjerë në këtë konferencë kanë qenë përfaqësues nga Republika e Kosovës, Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.