
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shprehu falënderimet për pjesëmarrjen e anëtarëve të Grupit Punues, duke uruar njëkohësisht që bashkërisht të jetësohen përpjekjet që ky proces të realizohet në mënyrë të suksesshme, përkundër sfidave që ka, dhe rrjedhimisht të thellohet besimi i qytetarëve tek institucionet e drejtësisë.
Ministrja Haxhiu, potencoi se gjyqësori është komponentë e rëndësishme e sundimit të ligjit të çdo shteti, dhe se pamundësia e sistemit gjyqësor dhe prokurorial të veprojë në mënyrë të drejtë dhe të barabartë ndaj të gjithë qytetarëve, shpie tek etablimi i kulturës së mosndëshkimit, që shtyp zërin e qytetarëve. E kjo është dukuri që ne, si Qeveri e Republikës së Kosovës nuk mund t’a lejojmë të ndodhë.
“Fatkeqësisht, besimi i publikut në sistemin gjyqësor dhe prokurorial nuk është dëshmuar të jetë në nivelin e pritshmërive. Kjo nuk rëndon vetëm sistemin gjyqësor e prokurorial, por edhe vetë Qeverinë e Republikës së Kosovës e cila është e përkushtuar, me tërë fuqinë e saj, ndaj realizimit të plotë të të drejtave të qytetarëve, ashtu si u janë garantuar me Kushtetutë dhe me ligjet e Republikës së Kosovës”, shtoi ministrja Haxhiu.
Këtë takim, ministrja e cilësoi si simbol të nisjes së ndryshimeve pozitive brenda sistemit të drejtësisë, dhe inkurajoi të gjithë që të përkushtohemi më tërë kapacitetet që të lëmë trashëgimi të duhur atyre që vijnë pas nesh, e po ashtu të kthejmë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
Tutje në takim, është bërë prezantimi i strukturës përmbajtjesore të koncept-dokumentit dhe gjithashtu planit fillestar të punës nga z. Lulzim Beqiri – Kryesues i Grupit Punues, e cila pritët të përfundohet brenda 4 muajve.
Në anën tjetër të pranishmit në takim, përfaqësues nga institucionet dhe shoqëria civile, shprehen vullnetin dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe kontribuuar në këtë proces të rëndësishëm reformues në sistemin e drejtësisë.
Në fund të takimit, anëtarët e Grupit Punues, u dakorduan rreth planit të punës dhe formatin mbi bazën e të cilit do të përgatitet ky Koncept Dokument si dhe fazat nëpër të cilat do të kaloj deri në miratimin e tij në Qeveri.