Skip to content
Takim me përfaqësues nga ICITAP-INL

Takim me përfaqësues nga ICITAP-INL

Prishtinë, 05/05/2021

Takimi kishte për qellim që të diskutohet rreth bashkëpunimeve të mundshme dhe asistencën që mund të ofroj programi ICITAP/INL për Shërbimin Korrektues në Kosovë dhe mbështetje të tjera në fushën e sundimit të ligjit.

Në kuadër të kësaj, theks të veçante i është kushtuar mbështetjes për Shërbimin Korrektues të Kosovës, trajnimet për Shërbimin dhe ekspertiza e tyre në finalizimin e ligjeve të rëndësishme, ndër tjera atë për Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe gjithashtu Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.

ICITAP dhe INL do të ofrojnë bashkëpunim dhe mbështetje varësisht nga nevoja dhe prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë.

Në anën tjetër Ministrja Haxhiu pasi njoftoi për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, gjithashtu ftoi për kontribut në plotësim-ndryshimin e ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, dhe projektligjit për shërbimin korrektues të Kosovës, njëherësh i informoi për planifikimet për takimet me donatorët strategjik në avancimin e Shërbimit Korrektues, ku edhe ICITAP do të jetë pjesë e këtyre takimeve.

Skip to content