Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministrja dhe Zëvendësministri i Drejtësisë përmes adresimit në media shpalosën vendimin kundrejt veprimeve të paligjshme dhe tejet të dëmshëm për Ministrinë e Drejtësisë dhe interesin e përgjithshëm

Ministrja dhe Zëvendësministri i Drejtësisë përmes adresimit në media shpalosën vendimin kundrejt veprimeve të paligjshme dhe tejet të dëmshëm për Ministrinë e Drejtësisë dhe interesin e përgjithshëm

Prishtinë, 23/04/2021

Deri tani, pavarësisht kohës së shkurtër janë identifikuar probleme dhe janë shfuqizuar disa vendime të paligjshme.

Çështja konkrete sipas zëvendësministrit Blerim Sallahu, ka të bëjë me dhënien në shfrytëzim të një prone të Ministrisë së Drejtësisë, në mënyrë të kundërligjshme me shkelje të rënda e flagrante.

“Prona e cila gjendet në Zonën Urbane – në hyrje të qytetit të Vushtrrisë, përkatësisht në pronën ku ka qenë i ndërtuar Hoteli Vicianumi. Prona në fjalë ka gjithsej 2 hektarë e 12 Ari e 17 metra (katrorë). Në lidhje me këtë, Drejtori i Përgjithshëm i ShKK-së Nehat Thaçi, ka marrë vendimin me nr. 742 për fillimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim të pronës së lartcekur personave juridiko-privatë për periudhë nga 1 deri në 15 vite.”

Më tutje, zëvendësministri potencoi se kontrata që është lidhur mes Drejtorit të Përgjithshëm Nehat Thaçi dhe ish-Ministrit Selim Selimi në njërën anë dhe Kompanisë të regjistruar pas afatit në anën tjetër, përmban huqje ligjore me ç’rast baza në të cilën janë mbështetur nuk jep të drejtën e dhënies në shfrytëzim parcelën prej 2 hektarë e 12 ari e 17 metra katrorë, ndërsa në formë të çmimit të qerasë, ShKK përfiton çmimin absurd 2100 euro ne muaj, në lokacionin ku vetëm një ari, sipas vlerës së tregut kushton minimalisht nga 50 deri ne 100.000 EURO.

Ministrja bëri të ditur se do të ndërmerr procedurat disiplinore për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçit, dhe gjithashtu ata e ftuan Prokurorin e Shtetit për të hetuar dhe zbardhur veprat e dyshimta penale të shtjelluara në këtë konferencë dhe në raportin e auditorit për të mbrojtur interesin publik të qytetarëve duke i marrë në përgjegjësi personat përgjegjës!

Po ashtu u kërkua nga Operatori Ekonomik që të ndalë punimet në pronën publike sepse kontrata është absolutisht e pavlefshme.

Raporti i detajuar iu dorëzua edhe Prokurorisë së shtetit.