
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Në këtë takim, dy palët diskutuan sundimin e ligjit në Kosovë, prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, si dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët.
Fillimisht Ministrja Haxhiu përmendi prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me sundimin e ligjit duke filluar nga rishikimi funksional i sektorit të drejtësisë, vetingu në sistemin e drejtësisë, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, adresimin e krimeve të luftës, dhunën në familje si dhe çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë komerciale.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Szunyog dhe shefi i misionit të EULEX-it, z. Wigemark adresuan disa nga çështjet më të rëndësishme në sektorin e sundimit të ligjit, duke filluar me situatën me COVID – 19 dhe sfidat që prekin institucionet e drejtësisë. Ata theksuan se Rishikimi Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit është një bazë e mirë për reformimin dhe organizimin e institucioneve të Kosovës. Po ashtu, shprehën gatishmërinë e tyre për mbështetje me ekspertizë dhe gjithashtu këshilluan për konsensus politik me aktorët vendas dhe ndërkombëtarë. Ndër të tjerash, si prioritet të tyre adresuan luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe theksuan rëndësinë e plotësimit edhe të ndryshimeve të nevojshme ligjore.
Ministrja Haxhiu theksoi punën në adresimin e shumë komenteve që kanë dalë nga Rishikimi funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit.
Për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Ministrja Haxhiu theksoi se përqendrimi është në dokumentin e konceptit që parasheh paketën e re ligjore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar.
Në takim, u trajtua gjithashtu çështja e personave të pagjetur, si një nga temat më të ndjeshme dhe të rëndësishme për t'u trajtuar nga institucionet.
Të dy palët në takim shprehën gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit në çështjet e shtetit të së drejtës.