Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Selimi viziton depon qendrore për mallrat e konfiskuara: Çdokush që tenton të përfitojë jashtëligjshëm do të jetë cak i hetimit

Selimi viziton depon qendrore për mallrat e konfiskuara: Çdokush që tenton të përfitojë jashtëligjshëm do të jetë cak i hetimit

Prishtinë, 02/02/2021

Gjatë kësaj vizite, Selimi tha është njoftuar për së afërmi me kapacitetet e kësaj depoje e cila ka për qëllim administrimin më efikas të pasurive të sekuestruara apo të​ konfiskuara.

“Sot vizituam depon e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar, për të parë nga afër gjendjen aktuale dhe kapacitetet e saj. Vetëm në vitin 2020 vlera e aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara ka arritur rreth një milion e gjashtëqind mijë euro”, tha Selimi.

Sipas tij, konfiskimi i pasurisë së paligjshme mbetet prioritet dhe mekanizëm kryesor për luftim të suksesshëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Çdokush që tenton të përfitojë jashtëligjshëm do të jetë cak i hetimit dhe askush nuk do të jetë mbi ligjin. Shteti nuk do të ndalet së sekuestruari dhe konfiskuari çdo pasuri që fitohet në mënyrë të paligjshme”, tha Selimi.

Ministri Selimi tha se duhet rregulluar infrastruktura e nevojshme në depon e AAPSK-së, në mënyrë që të rritet kapaciteti i konfiskimit.

“Ministria e Drejtësisë, do të bëjë çdo gjë që është e mundur që t’i shtojë kapacitet për të rregulluar infrastrukturën e nevojshme sa i përket kësaj depo, në mënyrë që Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe të Sekuestruar të jenë të gatshëm që kur të rritet kapaciteti i konfiskimit si rezultat i ndryshimeve ligjore, t’i administrojnë pasuritë e konfiskuara edhe të sekuestruar në pajtim me legjislacionin në fuqi”, shtoi Selimi.

Ndryshe nga periudha kohore qershor – dhjetor 2020, Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar,  ka ekzekutuar gjithsej 92 vendime të dërguara nga gjykatat për administrimin e pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar.

Foto Galeria