Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Prezantohet Projekt-Strategjia për Sundimin e Ligjit, Selimi: Është nisma më serioze që Kosova e ka ndërmarrë drejtë avancimit të sundimit të ligjit

Prezantohet Projekt-Strategjia për Sundimin e Ligjit, Selimi: Është nisma më serioze që Kosova e ka ndërmarrë drejtë avancimit të sundimit të ligjit

Prishtinë, 18/01/2021

Me këtë rast, ministri në detyrë z. Selimi tha se Projekt- Strategjia, përmban katër objektiva strategjike.

“ Sot kemi përpiluar planin pesë vjeçar të ndryshimit pozitiv në sistemin e drejtësisë, pra kemi finalizuar Strategjinë që del nga Rishikimi Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit. Kjo Strategjia përmban katër objektiva: fuqizimi i gjyqësorit dhe prokurorisë, fuqizimi i drejtësisë penale, fuqizimi i qasjes në drejtësi, dhe fuqizimi i luftës anti-korrupsion”, tha Selimi.

Sipas tij, përmes kësaj Strategjie shpalosen hapat që duhet të ndërmarrin institucionet për të vendosur sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës.

Kjo Strategji sipas Selimit, është nisma më serioze që Kosova e ka ndërmarrë drejtë avancimit të sundimit të ligjit, dhe për këtë proces falënderoi bashkëpunëtorët nga Ambasada Amerikane, Ambasada Britanike, UNDP,USAID, Unioni Evropian si dhe përfaqësuesit kyç të institucioneve të drejtësisë në vend.

Ndërsa kryesuesi i KGjK-së, Skender Çoçaj tha se ky proces arrin të adresoj një numër të konsiderueshëm të çështjeve që ballafaqohet sistemi gjyqësor në Kosovë.

“Për ne është shumë e rëndësishme që kjo strategji, t’i përfshijë objektivat afatmesme dhe afatgjate për sistemin gjyqësor si dhe për tërë sistemin e drejtësisë”, tha Çoçaj.

Edhe kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni e vlerësoi lartë punën për finalizimin e  Projekt Strategjisë dhe njëkohësisht falënderoi ministrin në detyrë z. Selimi për bashkëpunim dhe angazhim në këtë proces.

“ Z. Ministër keni bërë një punë jashtëzakonisht të mirë me stafin tuaj sepse po i ofroni Kosovës, sistemit të drejtësisë dhe në përgjithësi institucioneve të sundimit të rendit dhe ligjit, një dokument i cili do të jetë një bazament i fuqishëm për të ndryshuar, plotësuar dhe avancuar shtetin ligjor”, tha  Hyseni.

Donikë Qerimi, e cila është eksperte e jashtme ligjore tha se kjo Strategji është produkt i një procesi të gjatë dhe të detajuar që është zhvilluar në tri faza.

“ Në fazën e parë u bënë disa analiza paraprake të cilat identifikuan çështjet kryesore të cilat duhej të analizoheshin më tej. Më pas, në fazën e dytë, u analizuan këto probleme në katër kapituj dhe u prodhuan gjithsej 16 dokumente të politikave, me ekspertizë të jashtme e vendore që u mundësua nga partnerët tanë”, tregoi Qerimi.

Projekt Strategjia për Sundimin e Ligjit, do të dal në konsultime publike në platformë online, ku të gjithë palët e interesuara kanë të drejtë të shprehin komentet e tyre.

Foto Galeria