Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministria e Drejtësisë mbetet e angazhuar për të finalizuar çdo proces të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë

Ministria e Drejtësisë mbetet e angazhuar për të finalizuar çdo proces të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë

Prishtinë, 15/12/2020

Gjatë këtij takimi raportues, Ministri Selimi së bashku me përfaqësues tjerë të sistemit të drejtësisë kanë diskutuar rreth institucioneve përgjegjëse të Sektorit të Drejtësisë, të lidhur me adresimin e rekomandimeve të dala nga Raporti i Progresit i vitit 2020.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Ministri Selimi tha se pavarësisht agjendës së ngjeshur legjislative, Ministria e Drejtësisë i ka kushtuar kujdes të veçantë sfidave të dala nga Agjenda Evropiane, duke punuar vazhdimisht në avancimin e legjislacionit penal, legjislacionin kundër korrupsionit, kodifikimin e legjislacionit të fushës civile.

Ministri Selimi ka përmendur nismat të cilat janë ndërmarr nga Ministria e Drejtësisë, të rëndësishme jo vetëm shkaku i rekomandimeve por për gjithë sistemin e drejtësisë, përfshirë, Procesi i Rishikimit funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit, Strategjia për Sektorin e Sundimit të Ligjit, Projekt Kodit i Procedurës Penale,  Projekt Kodi Civil i Republikës së Kosovës.

“Procesi i Rishikimit funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit – është afër finalizimit, proces ky që pritet  të reformojë sektorin e Sundimit të Ligjit duke filluar nga viti 2021. Aktualisht jemi në konsultime shtesë me akterët kyç të sistemit të drejtësisë. Strategjia për Sektorin e Sundimit të Ligjit, si pjesë e Rishikimit Funksional të Sektorit është finalizuar dhe do të procedohet fillimisht për konsultime, dhe pastaj për miratim në Qeverisë, për çka Ministria e Drejtësisë është duke mbajtur takime intensive me institucionet e pavarura me qëllim të finalizimit të suksesshëm të këtij procesi”, tha Selimi.

Po ashtu Ministri Selimi, ka folur edhe për Legjislacionin Penal dhe Civil, ku ka potencuar ndryshimet që janë bërë në  Projekt Kodin Procedurës Penale dhe Projekt Kodin Civil.

“Projekt Kodit i Procedurës Penale,  është  finalizuar ku ndër çështjet  kryesore të plotësuara dhe ndryshuara në draft Kodin e Procedurës Penale vlen të ceket se janë shtuar dispozita të reja lidhur me Pezullimin e Zyrtarëve të Lartë Publik, për veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit, për çka kemi marrë edhe opinion nga Komisioni i Venecias”, tha Selimi.

Ministri Selimi theksoi se mbetet i përkushtuar për të bashkëpunuar dhe për të dhënë sqarime shtesë, lidhur me çështjet qe janë shtruar për diskutim dhe ka bërë thirrje që të miratohet Projekt Kodin Civil, i cili vlerësohet si akti më i rëndësishëm pas Kushtetutës si dhe Projektligjin për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës që ka për qëllim kryesor rregullimin e  fitimit të së drejtës pronësore nga shtetasit e huaj.

Foto Galeria