Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Hap i rëndësishëm në fillimin e bashkëpunimit bilateral mes Republikës së Kosovës dhe EUROJUST

Hap i rëndësishëm në fillimin e bashkëpunimit bilateral mes Republikës së Kosovës dhe EUROJUST

Prishtinë, 03/12/2020

Të dy bashkëfolësit e konsideruan këtë si një hap historik për fillimin e bashkëpunimit me qëllim të vendosjes së marrëveshjes bilaterale mes Kosovës dhe EUROJUST.

“Natyrshëm rrjedh se ekziston një nevojë e domosdoshme, për EUROJUST dhe Republikën e Kosovës për të vendosur bashkëpunim si partnerë strategjikë, në mënyrë që të forcojmë rrjetin tonë në luftën kundër krimeve të rënda ndërkufitare. Autoritetet gjyqësore kosovare shpresojnë të përfitojnë nga mjetet praktike të bashkëpunimit të ofruara përmes EUROJUST, nga lehtësimi i ndihmës së ndërsjellë juridike, përdorimi i instrumenteve të njohjes reciproke dhe koordinimi i çështjeve penale”

Në këtë frymë, Ministri Selimi ka shprehur vullnetin e plotë të institucioneve të Kosovës për thellimin e bashkëpunimit mes shtetit të Kosovës dhe EUROJUST.

“I nderuar President Hamran, kujtoj që EUROJUST tashmë ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me të katër vendet fqinje të Kosovës. Bashkëpunimi mes institucioneve të drejtësisë shkon përtej politikës. Kosova me hapjen e këtij bashkëpunimi do të jetë pjesë e EUROJUST dhe një hap para integrimit euroatlantik. Vendosja e bashkëpunimit me Kosovën gjithashtu, do të prodhonte rezultate më efektive dhe të qëndrueshme në luftimin e krimit të organizuar ndërkufitar në rajon. Prandaj, unë shfrytëzoj këtë mundësi për të shprehur interesimin tonë për të ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme për të përfunduar një marrëveshje bashkëpunimi midis EUROJUST dhe Kosovës, e cila do të vendoste bazat për arritjen e qëllimit tonë të përbashkët për drejtësi dhe siguri.”

Për herë të parë Republika e Kosovës është ftuar që të marrë pjesë në takimin bilateral virtual të EUROJUST.

Në vijim gjeni fjalimin e plotë të ministrit Selimi;

I nderuar President Hamran,

Të nderuar kolegë,

Me shumë kënaqësi po ju drejtohem sot në këtë konferencë virtuale dhe për herë të parë duke marrë pjesë në një forum të EUROJUST. Në të vërtetë, dy muajt e fundit kanë qenë shumë përpjekës për të gjithë ne. Kriza e COVID-19 ka qenë shumë sfiduese për shoqërinë tonë dhe gjyqësorin në të gjithë vendin. Masat e marra në nivel kombëtar për të parandaluar përhapjen e virusit patën një efekt pasues në bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështje penale.

Sidoqoftë, Kosova mbetet e vendosur në përpjekjet e saj në luftën kundër krimeve të rënda ndërkufitare dhe përfundimisht drejt sundimit efektiv të ligjit dhe zbatimit të drejtësisë. Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar i frytshëm është thelbësor për arritjen e këtyre objektivave. Operacionet e Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës, në cilësinë e saj si Autoritet Qendror, janë ndikuar nga situata aktuale në një masë të dukshme. Kjo ka sjellë në sipërfaqe, edhe një herë, nevojën e institucioneve tona për mbështetje efikase dhe cilësore të autoriteteve kompetente dhe forcimin e bashkëpunimit operacional me partnerët kryesorë në rastet e krimeve të rënda ndërkufitare, duke iu përshtatur këtij mjedisi në ndryshim.

Kështu, natyrshëm rrjedh se ekziston një nevojë operative për EUROJUST dhe Republikën e Kosovës për të vendosur bashkëpunim si partnerë strategjikë, në mënyrë që të forcojmë rrjetin tonë në luftën kundër krimeve të rënda ndërkufitare. Autoritetet gjyqësore kosovare shpresojnë të përfitojnë nga mjetet praktike të bashkëpunimit të ofruara përmes EUROJUST, nga lehtësimi i ndihmës së ndërsjellë juridike, përdorimi i instrumenteve të njohjes reciproke dhe koordinimi i çështjeve penale.

I nderuar President Hamran, kujtoj që EUROJUST tashmë ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me të katër vendet fqinje të Kosovës. Bashkëpunimi mes institucioneve të drejtësisë shkon përtej politikës. Kosova me hapjen e këtij bashkëpunimi do të jetë pjesë e EUROJUST dhe një hap para integrimit euroatlantik. Vendosja e bashkëpunimit me Kosovën gjithashtu, do të prodhonte rezultate më efektive dhe të qëndrueshme në luftimin e krimit të organizuar ndërkufitar në rajon.

Prandaj, unë shfrytëzoj këtë mundësi për të shprehur interesimin tonë për të ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme për të përfunduar një marrëveshje bashkëpunimi midis EUROJUST dhe Kosovës, e cila do të vendoste bazat për arritjen e qëllimit tonë të përbashkët për drejtësi dhe siguri”

Faleminderit për vëmendjen tuaj dhe pres përgjigjen tuaj pozitive.

Foto Galeria