
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Në këtë takim, Ministri Selimi ka vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë që Ministria e Drejtësisë ka me Zyrën e Bashkimit Evropian, e cila ka ofruar mbështetje të vazhdueshme përmes projekteve të cilat kanë sjellë cilësi, ekspertizë dhe infrastrukturë në sistemin e drejtësisë.
Në takim poashtu u shkëmbyen pikepajmet mbi rezultatet e Reformës në Drejtësi, veçanërisht procesi i Rishikimit Funksional i Sundimit të Ligjit dhe procesi i llogaridhënies duke përfshirë Vettingun si pjesë e reformës, përmes së cilave synohet ngritja e llogaridhënies, efikasitetit dhe profesionalizmit në sistemin gjyqësor e prokurorial.
Përveç agjendës legjislative, Ministri Selimi dhe Shefi i Zyrës se BE-se/Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, z. Szunyog kanë diskutuar edhe për procesin e liberalizmit të vizave, si dhe detyrat të cilat e presin Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian, me ç’rast Ministri Selimi ritheksoi se Bashkimi Evropian mbetet synimi strategjik i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe për këtë institucionet e vendit janë të përkushtuara në avancimin e agjendës për integrim.
“Fuqizimi i sundimit të ligjit dhe lufta e pakompromis kundër korrupsionit janë rruga e vetme e Kosovës dhe garantuese për të ardhmen e saj në Bashkimin Europian”, tha Ministri Selimi.
Në kuadër të takimit Ministri Selimi ka shprehur shqetësimin për moszbatimin e marrëveshjeve të Brukselit nga ana e Serbisë, e cila vazhdon të keqpërdorë Interpolin për ndalimin e qytetarëve të Kosovës.
Nga ana tjetër Shefi i Zyres se BE-se/Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, z. Szunyog ka theksuar se Bashkimi Evropian vazhdon të jetë i përkushtuar për të çuar më tej bashkëpunimin e ngushtë që ka me të gjitha institucionet e Kosovës për ta ndihmuar në proceset e zhvillimit të përgjithshëm si dhe bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian.
Në përfundim të takimit, ministri Selimi duke falënderuar z. Szunyog për bashkëpunimin e deritanishëm ka theksuar se mbështetja e Bashkimit Evropian është shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e reformave në Kosovë dhe avancimit të agjendës të integrimit, e cili mbetet një nga synimet kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës