
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Fjala e plotë e ministrit Selimi:
”I nderuar Ambasador Widgemark,
Të nderuar të pranishëm,
Është kënaqësi e veçantë të marrë pjesë sot në lansimin e Raportit të Misionit të Bashkimit Europian për Sundim të Ligjit “Monitorimi Sistemik dhe Tematik në Drejtësi”, për periudhën Shtator 2019 deri në mesin e Marsit 2020, i cili bëhet publik për herë të parë.
Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen time për Misionin e EULEX-it që po i shërben kauzës së fuqizimit të sundimit të ligjit përgjatë tërë këtyre viteve, përmes këshillëdhënies dhe asistencës për institucionet e drejtësisë në Kosovë.
Pas leximit të këtij raporti mund të vlerësojmë se Kosova, edhe përkundër sfidave të shumta të cilat vazhdojnë të mbesin, ka bërë progres substancial në një numër të konsiderueshëm të të arriturave dhe standardeve në gjyqësor dhe po ecë me hapa të sigurtë drejt konsolidimit të sistemit më kompleks të saj, atij të drejtësisë. Gjetjet objektive dhe rekomandimet specifike të dala nga ky raport, duhet të jenë udhërrëfyes dhe nxitje për të rritur efikasitetin në sistemin gjyqësor dhe përpjekjet tona për fuqizimin e sundimit të ligjit.
Rishikimi Funksional i Sundimit te Ligjit dhe procesi i llogaridhënies duke përfshirë̈ Vettingun, janë̈ tregues se Kosova nga reflektimi, po kalon në etapën e implementimit dhe se nuk do të rri duarkryq përballë̈ segmenteve që cenojnë̈ sistemin e drejtësisë̈. Të dy këto procese janë pjesë e reformës, përmes së cilave synohet ngritja e llogaridhënies, efikasitetit dhe profesionalizmit në sistemin gjyqësor e prokurorial, për të ia rikthyer besimin qytetarëve në drejtësi.
Strategjia për Sektorin e Sundimit të Ligjit, i cili të finalizohet së shpejti, do të jetë dokumenti kryesor reformues me rezultate konkrete në praktikë.
Rekomandimet kryesore që dalin nga ky proces, përfshirë masat e propozuara për të rritur llogaridhënien, efikasitetin dhe transparencën e sistemit janë një përpjekje jashtëzakonisht e rëndësishme që do të rregullojë mangësitë që kemi identifikuar në sistem përgjatë këtyre viteve, që nga shpallja e pavarësisë. Suksesi i kësaj përpjekjeje, implementimi i Strategjisë së Sundimit të Ligjit, është thelbësor për të ardhmen e Kosovës dhe sistemin e saj të drejtësisë. Dhe kjo është lufta jonë që do ta fitojmë së bashku.
Faleminderit!”