
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministri Selimi falënderoi Kryesuesit dhe përfaqësuesit e Këshillave për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm ndaj këtij procesi, si dhe për gatishmërinë që ta mbështesin edhe më tutje atë drejt finalizimit.
Pasi u diskutuan propozimet kryesore nga procesi i RFSL-së, ministri Selimi paraqiti planet e Ministrisë për ta përfunduar këtë proces së shpejti me draftimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit, deri në fund të muajit të ardhëm.
Ministri dhe Kryesuesit u pajtuan që hapi i radhës do të jetë diskutimi dhe formalizimi i këtyre rekomandimeve në Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial, dhe më pas të vazhdohet me integrimin e tyre në Planin e Veprimit të Strategjisë.
Deklarata e ministrit Selimi:
Sot me shumë kënaqësi prita në Ministrinë e Drejtësisë Kryesuesit e Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial për të diskutua rekomandimet e dala nga procesi i Rishikimit Funksional të Sundimit të Ligjit. Bashkë me ta, dhe me partnerët tanë nga Ambasada Amerikane, diskutuam veçmas rekomandimet kryesore të këtij procesi si dhe planet tona për ta kurorëzuar shpejt këtë proces me miratimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit. Për mua si Ministër, është me rëndësi që të jemi në koordinim të plotë dhe në linjë të njëjtë me Këshillat për rekomandimet kyçe që dalin nga ky proces, përfshirë këtu masat që i kemi propozuar në ngritjen e llogaridhënies, efikasitetit e transparencës së sistemit. Më vjen mirë që Kryesuesit e rikonfirmuan përkrahjen e tyre për këto rekomandime kryesore, dhe që u zotuan se këto diskutime do t’i vendosin për diskutim edhe në organet kolegjiale të Këshillit Gjyqësor e Prokurorial.