
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministri Selimi e ka njoftuar Ambasadoren Butel për disa procese prioritare të Ministrisë së Drejtësisë siç është Rishikimi Funksional i Sundimit të Ligjit, ecurinë e ligjit për funksionalizimin e Gjykatës Komerciale, procesin e hartimit të raportit nga Grupi Punues për llogaridhënie duke përfshirë edhe Vettingun si dhe legjislacionin lidhur me fuqizimin e luftës kundër korrupsionit.
Në kuadër të takimit, në funksion të fuqizimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, Ministri Selimi dhe Ambasadorja Butel, kanë diskutuar për mundësinë e zhvillimit të një vizite të Agjencisë Kundër Korrupsion në Francë, vazhdimin e programit të trajnimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve kosovarë në Shkollën Kombëtare të Magjistraturës për Gjyqësor në shtetin francez. Me këtë rast Ministri Selimi ka kërkuar ndihmën e Francës për profesionet e lira, si dhe lidhjen e odave kosovare dhe franceze, gjë që sipas tij do të ndihmonte për të mësuar nga përvojat dhe praktikat e avancuara të Francës në këtë fushë.
Ministri Selimi përmes ambasadores franceze në Prishtinë, ka bërë ftesë që Ministri i Drejtësisë së Francës dhe një grup i ekspertëve të fushës së drejtësisë, të vizitojnë Kosovën, me qëllim që të njihen nga afër me progresin e Kosovës në fuqizimin e sundimit të ligjit, por edhe për sfidat të cilat do të mund të adresoheshin së bashku.
“Ne jemi të bindur se e meritojmë liberalizimin e vizave, jo vetëm për shkak të përmbushjes së të gjitha kritereve, por edhe sepse Kosova është e pakompromis në konsolidimin e sistemit të saj të drejtësisë”, ka thënë Ministri Selimi.
Ministri Selimi dhe Ambasadorja Butel duke e vlerësuar si shumë të mirë bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Francës në fushën e drejtësisë, kanë shprehur vullnetin për të vazhduar negociatat për marrëveshjen për ekstradim dhe bashkëpunim juridik ndërkombëtar.
Ministri Selimi falënderoi Ambasadoren Butel për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Franca në fushën e drejtësisë, ndërsa Ambasadorja znj. Butel falënderoi ministrin Selimi duke thënë se Franca do të vazhdojë të mbështes Kosovë edhe më tutje në fushën e sundimit të ligjit dhe proceset që ndërlidhen me reformën në drejtësi.